• |
ide | kryesore

Shtimi i rasteve me Covid-19 në vend, mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Prej ditësh tashmë vendi ynë po përballet me rritje të rasteve me Covid-19. Për këtë arsye Komiteti i Ekspertëve do të mblidhet sot për të dhënë informacion të përditësuar për situatën me koronavirusin. Nuk dihet fokusi i kësaj mbledhje, teksa nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të masave antiCovid.

Referuar bilancit të bërë nga Ministria e Shëndetësisë, përveç Tiranës, përhapja e rasteve të reja përkon në zonat bregdetare, më së shumti në Vlorë për t’u ndjekur nga Shkodra e Durrësi. Aktualisht janë 4,235 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin. Në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 24 pacientë.

 

 



1 Comment

  1. Ju qifte Kina robt me gjithe Covid. Edhe ne ka te semure jane te gjithe te vaksinuar pasi jane efektet e helmit qe ju futet ne trup

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *