• |
ide | kryesore

Situata që Dybala nuk e kishte menduar kurrë: duhet të ulë pagën për të gjetur një skuadër

-Instant, Sport



Dita e gjashtë si “i papunë” për Paulo Dybalan, i cili duket se është ende larg gjetjes së ekipit për vitin e ardhshëm. Sigurisht një paradoks sepse cilësitë e argjentinasit nuk diskutohen, por tani, për të nisur një aventurë të re, ai duhet të zvogëlojë më tej pretendimet për pagën. Joya është bërë shah sepse, për momentin, asnjë klub i nivelit të lartë nuk është i gatshëm të investojë më shumë se 6 milionë euro pagë në vit plus komisionet e pasura për menaxherin Antun.

Të jemi të qartë, Dybala nuk do të mbetet pa skuadër, por sigurisht që do t’i duhet të rishikojë, madje shumë, pretendimet e tij ekonomike dhe mbi të gjitha të stafit të tij. Interi mbetet ekipi i preferuar edhe pse Marotta, me fjalë, ka dalë jashtë garës. Te zikaltrit, fillimisht duhet të mendojnë për daljet: sigurisht Sanchez dhe një mes Dzekos dhe Correas, por të dy nuk duken të gatshëm të largohen. Zgjidhje e vështirë për t’u gjetur edhe për Marottan dhe koha shtrëngon: Dybala nuk mund të presë edhe shumë.

Pastaj gjithmonë në prapaskenë janë Milani dhe Roma. Për të dyja skuadrat, Joya nuk është prioritet, por mund të kthehet në një goditje me kosto të ulët. Një biznes i vërtetë, me shifra të caktuara. Kuqezinjtë po vënë bast gjithçka për De Ketelaere, por duke qenë se marrëveshja me Bruges nuk është e lehtë të arrihet, ata mund t’i hedhin sytë nga argjentinasi. Verdhekuqtë, nga ana tjetër, janë në pritje të zhvillimeve pasi kanë bërë më parë një sondazh në maj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *