• |
ide | kryesore

Të shtënat me armë zjarri pas sherrit për pronat, identifikohet autori

-Instant, Lajme, Të fundit



Një sherr për pronat ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit një ditë më parë, fatmirësisht pa shkaktuar pasoja në njerëz.

Policia bën me dije se ka ndaluar autorin, shtetasin D. H., 37 vjeç, banues në fshatin Çepe, Belsh.

Sipas bluve, ky shtetas, ditën e djeshme, “gjatë një konflikti për motive pronësie me shtetasin K. C., dyshohet se ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë në ajër dhe më pas është larguar”.

Njoftimi nga Policia Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik kapën dhe ndaluan shtetasin D. H., 37 vjeç, banues në fshatin Çepe, Belsh, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në fshatin Çepe, Belsh, gjatë një konflikti për motive pronësie me shtetasin K. C., dyshohet se ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë në ajër dhe më pas është larguar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *