• |
ide | kryesore

Video/ Zgjedh kombëtaren për një… Botëror: Inaki Williams u lodh së prituri Spanjën, në Katar shkon me Ganën

-Instant, Sport, Video



I lindur në Bilbao, nga prindër ganezë, Iñaki Williams ka shpresuar gjithmonë për një thirrje nga kombëtarja spanjolle, duke arritur vetëm të marrë disa grumbullime dhe një prezencë në miqësoren kundër Bosnjës në 2016.

Duke pasur parasysh mungesën e të rejave nga Furitë e Kuqe, ka ardhur edhe vendimi i shpallur në rrjetet sociale: Inaki do të jetë pjesë e Ganës dhe për këtë arsye do të luajë edhe Botërorin 2022 në Katar. Sulmuesi i Athletic Bilbaos, i lindur në qytetin bask, ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Twitter se dëshiron të veshë fanellën e kombëtares së Ganës, vendit të tij të origjinës.

“Ndjej se ka ardhur koha për të gjetur origjinën ganeze brenda meje, që do të thotë shumë për mua dhe familjen time”, tha Inaki Williams. “Dua të kthej një pjesë të vogël të gjithçkaje që na ka dhënë, sepse Gana ka luajtur një rol të rëndësishëm për t’u bërë ky që jam si njeri, si djalë dhe si vëlla. Sot fillon një sfidë e re. Që tani e tutje do mbroj fanellën e Ganës me gjithë vullnetin tim, do të jap maksimumin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *