• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Haller firmos me Borussia Dortmund: gjiganti i Ajax do të zëvendësojë Haaland

-Instant, Sport



Pas transferimit të Erling Haaland te Manchester City, Borussia Dortmund më në fund ka shpallur pasardhësin e norvegjezit. Sebastien Haller zbret në Bundesligë, i fortë në 21 golat e tij në Eredivisie dhe mbi të gjitha 11 golat në Champions League në vitin e fundit me fanellën e Ajax. Franko-ivoriani ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare dhe do të trashëgojë fanellën me numrin 9 të Haaland.

Propozimi prej 35 milion euro ka bindur Ajax të shesë xhevahirin e tij, ndërsa termat personalë nuk kanë qenë kurrë një problem. 28 vjeçari nga Bregu i Fildishtë ka shkëlqyer sezonin e fundit me Heshtarët, duke marrë një rol protagonisti në sukseset e klubit hollandez. Një goditje e fortë e Dortmund, që deri tani ka zhvilluar një merkato fantastike pas firmave me Schlotterbeck, Sule, Adeyemi, Braaf, Ozcan dhe tani Haller.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *