• |
ide | kryesore

Abdominalet rrezikojnë Wimbledonin e Nadal: “Nuk jam i sigurtë nëse do të luaj kundër Kyrgios”

-Instant, Sport



Rafael Nadal nuk është i sigurt nëse do të jetë në gjendje të luajë gjysmëfinalen e Wimbledon kundër Nick Kyrgios. Spanjolli, numri 2 në renditje, foli për këtë cështje në konferencën për shtyp pas betejës me amerikanin Taylor Fritz në çerekfinale, ndeshje që Nadal e fitoi në setin e pestë, madje duke kapërcyer problemin e abdominaleve që u shfaq qartë në të dytin me pauzën e gjatë të vendosur nga mjeku.

Majorkani parashikoi që, në prag të ndeshjes me australianin, do të bëjë sot “më shumë teste”, duke treguar gjithashtu se kishte ndjerë dhimbje për gati një javë dhe se kjo u bë më e fortë gjatë ndeshjes. Kur u pyet për shanset e tij për të luajtur kundër Kyrgios të premten, Nadal u përgjigj: “Nuk e di. Sinqerisht, nuk mund të jap një përgjigje të qartë.” Nadal përdori anti-inflamatorë gjatë pushimit mjekësor jashtë fushës, në setin e dytë kundër Fritz. Objektivi, tha ai, ishte “të relaksohen pak muskujt”. “Por është e vështirë – shtoi ai – Asgjë nuk mund të rregullohet kur ke një gjë të tillë. Kjo është e gjitha”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *