• |
ide | kryesore

Agron Shehaj në protestë: S’jam këtu as për veten, as për Berishën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti Agron Shehaj e nisi fjalën e tij sot në protestë duke thënë se nuk ka ardhur në protestë për veten e tij apo për Sali Berishën, por sepse në Shqipëri nuk ka më të ardhme.

Shehaj goditi edhe mediat, duke thënë se janë blerë, ndërsa theksoi se prania e protestuesve tregon se shumica janë qytetarët e ndershëm.

“Unë nuk jam këtu për veten time, as për Berishën, një gjë e madhe na ka mbledhur, në Shqipëri nuk ka më të ardhme! Kështu mendon shumica e shqiptarëve, por një pjesë e tyre kanë vendosur të mos na bashkohen por bëjnë plane tu bashkohen atyre që kanë ikur nga vendi, e nuk i bëjmë dot me faj sepse ka humbur shpresa, shqiptarëve mund tu kthejë shpresën vetëm një alternative.

Pas skandaleve të panumërta Rama investon miliona ne media e lobime për ti bindur shqiptarët se jemi të gjithë njësoj, tani duan të na bindur se në vend s’ka njerëz të ndershëm.

Ne nuk pajtohemi dot me plaçkitjen dhe blerjen e mediave, jo të dashur miq kështu bëjnë ata që s’kanë atdhe, ne jemi shumica!

Ky nerv është gjallë, e dëshmon prania juaj sonte dhe shumë të tjerëve që do na bashkohen, duhet të tregojmë se ndershmëria është oferta e vetmja e jona.” – u shpreh Shehaj.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *