• |
ide | kryesore

Arrestohet kambisti pa licencë në Fier, policia i sekuestron eurot

-Instant, Lajme, Të fundit



Operacioni policor “Informaliteti” ka vënë në pranga një 56-vjeçar nga Fieri, i cili akuzohet se ushtronte në mënyrë të kundërligjshme, aktivitetin e këmbimit valuator.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e krimeve ekonomike dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Informaliteti”, arrestuan në flagrancë shtetasin R. I., 56 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, bën me dije policia.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në rrugë, në lagjen “Apollonia”, duke ushtruar veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma parash, të valutave të ndryshme, të cilat shtetasi R. I. i kishte përfituar nga ky aktivitet i kundërligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



3 Comments

  1. Psr te sunduar te dobtin, te papushtetshmin, te varfrin shteti eshte gati , i forte e i pameshirshem, per mafien dhe korrupsionin eshte inekzistent ,cka nenkupton se ai eshte vete MAFIA.

  2. Parate e sekuestruara nuk mund te sekuestrphen ne totalin e tyre. Pjesa qe i takon shtetit jane taksat e papaguara plus gjoba. Tjerat smund ti mbajne horrat poöica bandita. Nejse ai do paguaje dhe tjera per prokurorin per tu liruar. A rropte tere gjakpiresave

  3. Evazoreve me te medhenj nder keto 30 vite, vazhdoni i beni pagesa mujore nga Thesari i Shtetit.Ketij fakiri i pasket bere edhe hetim special, pale edhe me kodim emri Informaliteti.Po ka informalitet me te madhe se ai qe ben shteti me hajdutet e sejmenet e tij?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *