• |
ide | kryesore

Berisha mesazh Ramës nga protesta: Ne të dy sot jemi armiq

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i PD-së, Sali Berisha iu drejtua me një mesazh të drejtë kryeministrit Edi Rama.

Nga protesta para Kryeministrisë, Berisha i tha Ramës se nga sot ata të dy janë armiq.

“Shqipëria është në rrezik. Ishte kushtrimi që u ngriti juve në këmbë për ta shpëtuar atë. Vëllezër e motra ju jeni sot këtu, sepse ju nuk pranoni që qytetarët shqiptarë të jenë qytetarë të lirive dhe të drejtave të dhunuara. 32 vite më parë kur krijuam partinë e parë opozitare, diktatori i fundit dhe partia-shtet kishin në duar të gjitha pushtetet. 

Sot, pasardhësi i tyre, Edi Rama, ia mbathi. Edhe pse ka të gjitha pushtetet, ka vendosur monizmin e plotë përsëri. Ia mbathi, përsëri do ia mbath. Orët e tij janë të numëruara. Në emrin tuaj i them Edi Ramës këto fjalë: Edi Rama ne të dy sot jemi armiq, jemi armiq. Po pse jemi? Zemra ime fjalë tjetër nuk nxjerr, sepse ti Edi Rama ke për ideal pushtetin, pushtetin dhe vetëm pushtetin, kurse me këta burra e gra, djem e vajza, kemi për ideal lirinë, lirinë dhe vetëm lirinë”, tha Berisha.



8 Comments

    1. Po mire, perse ndjen nevojen te komentosh tek lapsi dhe nuk shkon te dhjesesh tek Tema e Bazes? Mos ki merak nuk ka nevoje te nxisesh sherr se nuk do vazhdoje edhe 10 vite te tjera, shpejt do jesh pabuks me kristal si gjithe patronazhistet

    1. ✌️
      Rrofte shqiperia e lire dhe demokratike! Ne shikojm ne perendim ndersa ju ne lindje! Ka goxha ndryshim! Sot treguan shqiptaret se sjan dele dhe as shpellar! Por jan njerez qe duan te jetojne te lire dhe me prosperitet si gjithe njerzit mendiehapur te botes! Liria gjithmon do te fitoj o njerez te babzitur per pushtet! ✌️ ☮️

  1. Sali Berisha i izoluar, i dërrmuar dhe i pashprese për të udhëhequr sërish Shqipërinë, kërkon të hakmerret ndaj gjithkujt për izolimin e tij, për burgosjen për së gjalli të tij dhe familjes së tij, si familje hajdutësh dhe minues të demokracisë.Po na thua qe para ketij momente keni qene miq,sot u bete armiq,keto nuk i ha populli salih vetem shpellkaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *