• |
ide | kryesore

Çështja Ronaldo, United pranon largimin e portugezit: Londra destinacioni i ardhshëm

-Instant, Sport



Rikthimi i CR7 zgjati vetëm dhjetë muaj. Dhjetë muaj të fryrë tej mase nga pritshmëritë dhe shpresat, për t’u thërrmuar pastaj vetëm nga një leje e akullt e kërkuar nga portugezi. Ronaldo e anashkaloi grumbullimin me Red Devils për “arsye familjare”, por pas këtij vendimi mbretëron pakënaqësia e një marrëdhënieje tashmë të mbushur me ankth dhe pasiguri. As ardhja e trajnerit të ri Ten Hag nuk duket se e ka ndrequr lidhjen me ambjentin. Ronaldo ka kërkuar transferimin dhe orët e fundit – siç shkruan Sun – kryesia e Djajve të Kuq i është dorëzuar kërkesave të tij.

Arsyeja e këtij përshpejtimi drejt daljes së emergjencës është kuptuar shpejt: shoqëria nuk ka ndërmend të hyjë në një mundje krahu me sens unik me portugezin dhe as ta detyrojë atë të luajë pa dëshirë. “Ronaldo është një gjigant për atë që ka treguar dhe është ende shumë ambicioz. Padyshim që do të doja ta mbaja”, deklaroi Ten Hag në konferencën për shtyp pak ditë më parë. Megjithatë, pas një diskutimi me bordin e aksionerëve, realiteti i gjërave u kuptua qartë: dështimi për të arritur në Champions League ka dëmtuar në mënyrë të pariparueshme shanset për qëndrimin e CR7, që si një lojtar kopertine, nuk mund t’i lejojë vetes të mungojë në takimin me futbollin që ka rëndësi.

Më i komplikuar është kapitulli mbi aventurën e re të portugezit: nga ku do të rifillojë? Bayern Mynih tashmë i ka mbyllur dyert për të: “Me aq shumë sa e vlerësoj Cristiano Ronaldon dhe e konsideroj atë si një nga më të mëdhenjtë, blerja e tij nuk do të ishte pjesë e filozofisë sonë”, tha CEO i bavarezëve, Oliver Kahn. Zgjidhja më realiste do të ishte ajo e qëndrimit në Premier League, më saktë në Londër. Chelsea, i forcuar nga pronësia e re e Boehly, synon një goditje të madhe. Asnjë ofertë nuk është zyrtarizuar ende, por mund të jetë vetëm çështje kohe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *