• |
ide | kryesore

E pabesueshme në Spanjë, lojtari shkarkohet pak orë pas blerjes: i gjithë faji i një postimi para… 9 viteve

-Instant, Sport



E pabesueshme ajo që ndodhi në Spanjë. Zaragoza ka shkarkuar lojtarin e tyre të ri Gaizka Campos. Një shkarkim ka ndodhur vetëm 5 orë pas blerjes së tij. Gjithë faji është i një postimi të portierit në vitin 2013. Shoqëria spanjolle i dha duart portierit pasi ai iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në një klinikë në kryeqytetin aragonez dhe pasi nënshkroi një kontratë dyvjeçare me klubin.

Gaizka Campos e pësoi për një postim të publikuar në vitin 2013 në të cilin ai thërriste se ndjente “neveri” për Zaragozën. Portieri e kishte publikuar postimin më 19 maj 2013, pas golit të dytë të Athletic Bilbaos kundër skuadrës aragoneze. Goli që në fakt e dënoi klubin me rënie: “Ndjej neveri për Zaragozën dhe ky gol më lehtësoi”, tha lojtari, i cili në atë kohë ishte 16 vjeç.

Zyrtarët e klubit mësuan për postimin në Twitter dhe, një orë pas shpalljes së marrëveshjes me portierin, lëshuan një deklaratë ku informonin se ishte duke u zhvilluar një periudhë e shkurtër reflektimi për të vlerësuar se çfarë duhet bërë me Gaizka Campos. Në fund, klubi vendosi të shkarkonte lojtarin: “Pas një reflektimi të thellë pasditen e sotme, Zaragoza mori vendimin e vështirë për të mos nënshkruar me Gaizka Campos. Kjo zgjidhje nuk ishte e lehtë, por një nga shtyllat themelore të këtij institucioni është respekti për historinë dhe tifozët tanë. Ne kemi përgjegjësi t’i qëndrojmë besnikë kësaj deri në fund”.

Në deklaratë, klubi sqaron gjithashtu se e kupton që postimi i portierit në rrjetet sociale në vitin 2013 ishte një gabim i thjeshtë adoleshence. Një postim në Twitter, i cili nuk pasqyron personin dhe profesionistin që ai është, por gjithashtu kupton edhe se presioni i një rrethane të tillë do ta pengonte shumë praninë e tij si lojtar brenda klubit: “Pavarësisht kësaj situate fatkeqe, nga Zaragoza duam t’i urojmë më të mirën Gaizkës në sfidat e tij të ardhshme profesionale”, përfundon klubi në shënimin zyrtar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *