• |
ide | kryesore

Grida Duma rreshtohet krah Berishës, tregon pse iu bashkua protestës së sotme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Grida Duma sqaroi arsyet e pjesëmarrjes në protestën e opozitës, në një kohë kur shihej si një nga emrat që ishte rreshtuar si asnjëanëse në përplasjet e brendshme në selinë blu.

Duma shpjegoi në emisionin “Open” se protesta tregoi frymë dhe vlerësoi lëvizjen e Berishës, duke theksuar se verdikti u dha në 6 mars, ku kreu i PD pa logo dhe pa emër partie me vete i sfidoi të gjithë duke marrë popullin opozitar me vete.

Sipas Dumës,

DISKUTIMI

Grida Duma: Unë mendoj që është një pikëpyetje e madhe dhe nuk është aq e thjeshtë dhe vetë Berisha e di këtë pikëpyetje. Mbetet ta shikojmë në vijim, për 1 vit kemi zgjedhjet lokale. Aty nuk do na prevalojë testi është Berisha apo jo, por a kemi kandidatët më të mirë. Krizat e mëdha kërkojnë kohën e vetë dhe stabilizimin e faktorëve të vetë. Dhe PD nuk është parti pa elitën e vetë, ndaj elita e vetë do bëjë më të mirën.

Nuk kanë asnjë dyshim ndërkombëtarët për peshën që ka Berisha. Në bisedat e mia me to kanë treguar se dinë impaktin dhe peshën që ka Berisha në historinë e Shqipërisë. Çështja nuk është për impakt por për zgjerim. Ai në 6 mars pa logo por me frymën e tij e mori popullin me vete. Dhe këtë unë ja njoh Sali Berishës.

Eni Vasili: A do t’ia njohin ndërkombëtarët është pyetja?

Grida Duma: Mendoj se do ketë një rrugëzgjidhje. Dhe mendoj se çështjet që ka Berisha me SHBA-të nuk janë politike, por kanë thënë se është për korrupsionin, por ne duhet t’i shohim këto dosje që ata thonë se kanë.

Eni Vasili: Çfarë nënkuptoni me rrugëzgjidhje?

Grida Duma: Unë mendoj se të gjitha çështjet e zgjidhjes i takojnë Berishës. Njëherë duke zgjidhur dinjitetin e tij, më pas të frymës së PD dhe besoj se i takon atij për të gjetur një zgjidhje. Por besoj se elita e PD pavarësisht diversioneve duhet të mblidhet dhe të krijojë një strategji për të sjellë PD në pushtet. Çështja e personaleve ka ikur më 6 mars dhe tani është çështje e partisë.

Artur Zheji: Urime, urime për paqen dhe bashkimin e PD!

Grida Duma: Kanë ndodhur disa gjëra por frymë ka pasur. Fryma ka fituar po për bashkimin ka rrugë deri atje.



7 Comments

  1. Zini mënd tani, njëherë e pësuat mire. Dhe kur te vijnë zgjedhjet lokale vendosni kandidatët më të mirë, njerëz të ndershëm dhe të papërlyer. Boll votuat për parti, tani vetëm për individë që e meritojnë.

    Dhe lini mënjanë ndasitë mes njeri tjetrit, ujqit ju presin mbas dere.

  2. Keta si cift mbeten bythelepires. Jane aq shume te lidhur me deshiren per pushtet sa nuk e kane problem te lepijne sot ate qe peshtyne dje. Dhe me e bukura, jane sinkron si cift. I marrin vendimet njesoj ne te njejten dite. Presin kocke nga Berisha se ai ka ngel shpresa fundit. Ai ka mbaruar per vete. Keshtu qe karriera politike e ciftit fillon e mbaron ne opozite. Mos themi qe hamshori shkon ne burg.

  3. Ne nuk ftojmë persona që janë objekt – dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me personin në fjalë – por ne nuk ftojmë persona që janë objekt i një situate të veçantë përkundrejt Shteteve të Bashkuara, domethënë, pa akses në territorin e SHBA” – tha ambasadorja.Salihu i pranoje te dy dashnoret e pd,grida la dhe burrin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *