• |
ide | kryesore

Harta e re gjyqësore/ Vijon bojkoti i seancave në gjykatën e Lushnjes

-Instant, Lajme, Të fundit



Rreth 50 çështje civile e penale në ditë janë shtyrë për mungesë të pranisë së avokatit në gjykatën e Lushnjes për shkak të bojkotit të seancave gjyqësore dhe masave të sigurimit nga avokatët qe kundërshtojne hartën e re gjyqësore. Sipas kryetarit të Dhomës së Avokatisë Lushnjë, Kozma Jano , bojkoti ka qenë total duke mos shënuar asnjë rast shkeljeje të tij teksa ka theksuar se reagimi indinjues qytetar eshte tepër i fuqishëm.

“Bojkoti vazhon, është pa afat dhe do vendoset sot se si do vazhdojë, masat e sigurimit deri në fund të javës janë të bojkotuara. Nuk ka pasur shkelje, kemi zbatuar më përpikmëri vendimin e Këshillit të Përgjithshëm. Reagimi qytetar është shumë i madh. Njerëzit vijnë përditë sepse mendojnë se ka protesta. Por ne kemi vetëm bojkot”- u shpreh ai.

Në të gjitha protestat e organizuara deri më tani avokatet lushnjarë kërkojnë që Gjykata e Shkallës së parë të mos transferohet në Fier.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *