• |
ide | kryesore

Masakra e “Çoles”, arrestohet i dënuari me 35 vite burg (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Është publikuar foto e 27-vjeçarit Ani Begaj, i dënuar me 35 vjet për vrasje për masakrën e Çoles. Policia njofton se kishte informacion se një person po lëvizte me armë zjarri dhe u vendos në ndjekje të tij, por Begaj nuk iu bind urdhrit për të ndaluar duke u arratisur. Por liria zgjati shumë pak, pasi së bashku me kushëririn e tij që ishte në makinë u arrestuan. Masakra e Çoles ndodhi në prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Policia akuzoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanajn, Ani Begajn dhe Bertil Aliajn. Gjatë seancave të gjata, u dënua me burgim të përjetshëm Aleksandër Llanaj, ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Aliaj u dënuan me nga 35 vjet burg në mungesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *