• |
ide | kryesore

Partizani me një këmbë në raundin e dytë të Conference League: Cara i fik dritat për herë të dytë Saburtalos

-Instant, F1, Sport

Për ata me supersticiozët problemi i dritave në pushim të ndeshjes ishte një sinjal, por dritat e vërteta Saburtalos ia fiku Cara në minutën e 47, kur depozitoi në rrjetë asistin e Skukës. Një gol me shumë peshë, për tu shfrytëzuar në kthim në shtëpi, por Teqja e di se do të jetë e vështirë, pavarësisht fitores. Debutim më shumë se i mirë për Partizanin në Conference League, të paktën përsa i përket rezultatit, me të kuqtë që u imponuan 0-1 në transfertë kundër Saburtalos.


Vendosi një gol i Carës në minutën e 47, për të cliruar nga ankthi Mehmetin dhe për ti dhënë besim të kuqve, që e shohin tashmë kualifikimin për në raundin e dytë të kompeticionit fare pranë. Një ndeshje e vështirë për kryeqytetasit, që u vunë në provë të vështirë nga gjeorgjianët, që patën impaktin më të mirë me ndeshjen, insistuan në kërkim të golit dhe dominuan në të gjithë statistikat, por jo në të vetmen që ka rëndësi: rezultatin.


Portieri i të kuqve arriti të mbajë larg rreziqet, që prodhuan 3 nga 12 goditjet drejt kuadratit të gjeorgjianëve, ndërsa Partizani provoi gjysmën e tyre e vuri në shenjë vetëm dy. Skuadra e Mehmetit duhet të bëjë dicka edhe në zotërimin e topit, ku lejoi shumë Saburtalon të luante lojën 54% me 46% mbajtja e topit, që për fatin e të kuqve rezultoi sterile për vendasit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *