• |
ide | kryesore

Protesta e sotme ‘blindon’ me veshje prej çeliku kryeministrinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme mbahet protesta e thirrur nga Partia Demokratike. Me anë të deklaratave të shumta është bërë thirrje për të dalë, më 7 korrik, në shesh kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, në tubimin që do të zhvillohet para Kryeministrisë në orën 19:00. Selia blu ka kërkuar leje në Policinë e Tiranës për protestën nga ora 19:00 deri në 21:00, ndërsa është mësuar se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” do të kufizohet qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00.

Por përveç masave të marra nga policia për mbarëvajtjen e rendit dhe nga PD për ecurinë e protestës, edhe Kryeministria është hedhur në veprim, duke blinduar dyert e godinës. Edhe pse ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se protesta do jetë paqësore, duket se nga ana e tij kryeministri Rama ka marrë masat në rast të një eskalimi të mundshëm të tubimit.



6 Comments

  1. Blondoje blindoje o klysh komunisti, populli esht me i fort se blindat tu.ti je nje frikacak qe i trembesh pipullit tend.te ershi fundi o i pa fytyr.

  2. Besi mos harro te marresh cfare te zej dora si qysqi, cekica, shkopa bejzbolli, molotov se gje tjeter nuk di te besh dhe per keto duhesh lavderuar se je mjeshter.

  3. Rradha e pergatitjes shteterore kur paralajmerohet miting:

    1- Mbulohet streha e shemtuar me hekura (2 net pune 4 kamiona me 20 persona)
    2- Hiqet Kerpudha e Kryeministrit
    3- Lajmerohen policet femrat per ti bere kersheri protestuesve
    4- Behen deklarata per perçarje
    5- Vihen kamera per pergjim

  4. përkrahësit e militantët e orës së fundit, inatçinjtë e të gjitha ngjyrave dhe luftëtarët e paepur të rrjeteve sociale që shajnë nga mëngjesi në mbrëmje, do të sfidojnë të enjten hallin tetëvjeçar të liderit anemik që iku, duke u ngjitur pas një halli të ri disamujor të liderit historik që po vjen. Me këtë protestë merr udhë opozita e tipit të ri, që për paradoks në krye ka liderin e tipit të vjetër.Salihu di ti tregoje lulzimes se ta mora partine pas protestes ky do jete dhe suksesi i salihut ne proteste,do beje gjoja sikur shane ramen per te degjuar lulzimja dhe drejtesia,partia eshte e imja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *