• |
ide | kryesore

“Unë i mbaj premtimet”: Lotito mbyll polemikat me Taren dhe lajmëron katër blerje për Sarrin

-Instant, Sport



Pas mohimit të sherrit me Igli Taren, Claudio Lotito mban të bashkuar Lazion dhe kalon te faktet: “Tani mjaft polemika, le të flasim për fushën. Le të rremojmë të gjithë në të njëjtin drejtim për të bërë kapërcimin në kualitet”. Presidenti, me fjalët e artikuluara dje në Formello dhe të raportuara nga Il Messaggero, fikson hapat e ardhshëm për merkaton e transferimeve bardhekaltër: “Kam një angazhim me Sarrin për dy mbrojtës dhe dy portierë. Ndal. Një mbrojtës tashmë ka ardhur (Casale), tjetri do të vijë. Unë do t’i mbaj premtimet e bëra për trajnerin me të cilin kam hartuar një listë me lojtarët më të mirë për të ndërtuar një ekip të madh”.

Duke folur për prapavijën, Lotito nënvizon se si Casale ka qenë “gjithmonë zgjedhja jonë e parë”, ndërsa emri tjetër duket se të çon te Alessio Romagnoli, në një transferim të lirë pas skadimit të kontratës me Milanin, edhe pse deklaratat e numrit një të bardhekaltërve nuk i japin siguri Sarrit: “Me këto lloj kushtesh ai mund të qëndrojë në shtëpi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *