• |
ide | kryesore

Abdominalet e fundosin: Nadal njofton tërheqjen nga Wimbledon: “Nuk ka kuptim të luaj me këtë dhimbje”

-Instant, Sport



Rafael Nadal nuk ia del dot dhe njofton tërheqjen e tij nga turneu prestigjoz i Wimbledon. Spanjolli, pas çerekfinales heroike të fituar ndaj Fritz, vendosi të tërhiqet për shkak të dëmtimit të muskujve abdominale: “Kam një çarje muskulore – ishte shpjegimi i tij -. Kam menduar gjithë ditën për vendimin që duhet marrë, por mendoj se nuk ka kuptim të vazhdoj”. Nadal, fituesi i Australian Open dhe Ronald Garros, sheh kështu ëndrrën e Grand Slam-it të zhduket, ndërsa Nick Kyrgios, i cili do të ishte kundërshtari i tij në gjysmëfinale, tashmë është i sigurt se do të luajë në finale.

“Jam shumë i trishtuar, megjithatë, sa më shumë vazhdoj aq më shumë përkeqësohet dëmtimi – shpjegoi ai në konferencë -. Nuk mund të bëj lëvizjen normale të shërbimit, nuk jam në gjendje për të zbritur në fushë. Duhet të respektoj veten, nuk dua të luaj pa qenë në 100% të formës dhe konkurrues për të fituar turneun. Gjithashtu, në këtë pikë të karrierës sime, të përpiqesh shumë është shumë e rrezikshme, nuk mund të rrezikoj aq shumë dhe të qëndroj dy ose tre muaj jashtë turneve. Nëse ndodh, është në rregull, megjithatë nuk duhet të ndodhë sepse përpiqem shumë dhe kërkoj më shumë se cduhet nga trupi im. Grand Slami? Nuk e mendoj vërtet, tani luaj për të qenë i lumtur, të fitoj sa më shumë të jetë e mundur dhe kaq”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *