• |
ide | kryesore

Bordi i Ramës rrit sërish çmimin e naftës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bordi i Transparencës ka rritur çmimin e naftës. Një litër naftë do të shitet 240 lekë duke e rritur kështu me 5 lekë nga 235 lekë që ishte një ditë më parë. Ndërsa benzina është rritur me 6 lekë, duke u tregtuar me 233 lekë për litër.

I pandryshuar mbetet çmimi i gazit me 81 lekë për litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi pasdite në ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes

Njoftimi i Bordit të Transparencës:

Bordi i Transparencës në datë 8 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 233 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 221 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.



12 Comments

    1. Sot NAFTA eshte normalizuar ne tregjet nderkombetare pothuajse eshte kthyer ne cmimin qe ka qene. Kurse ketu te ne sketerre keto çmime te larta na kane per te na shoqeruar per aq kohe sa qeverria nuk ul taksat 125 leke per c do l’iter nafte taksa extreme edhe vendet e zhvilluara qe kane rroga 9-10 here me te larta do I kishin zili taksat e naftes ketu te ne .Keta harrojne qe nafta eshte hallka e ekonomise qe ndikon kudo qe nga buqesia, fabrikat, trasporti e kudo tjeter me pak fjale paralizon komplet ekonomine Sot vidhen me mira litra nafte nga toka Shqiptare dhe nuk paguajne asnje takse aty duhet fokusoet shteti .

  1. Rrasja patronazhisteve dhe sufllaqeve. Rrasja te gjitheve o km se mezi te kane dhe jane gati te japin cdo gje per ty. Vetem ti te vjedhesh i qete.

  2. Po nga ana tjeter ne pikat e Kastratit sot nga blerja e 40 liter nafte perfitova 0.06 liter pra ne 93000 leke te vjetra perfitova 2350×0.06 =141 lek te vjetra. Pra sot nje konsumator fiton 3.5 lek te vjetra per liter . A s’ na i fut Kastrati mga ana tjeter?

  3. Revanshi dhe gjuha e helmët e Sali Berishës ndaj atyre që mendojnë ndryshe nga ai, nuk e bën atë të ndryshëm nga Sali Berisha që bënte paqe dhe marrëveshje, p.sh. me Fatos Nanon dikur. Në tjetër i shpallur “armik” i madh, me të cilin u puth pa të keq më pas
    Veçse këtë herë, me një PD që e përçau dhe sakatoi, siç deshi dhe për aq sa e do, e vetmja fitore e Sali Berishës është ajo ndaj “armiqve të brendshëm”, si në komunizëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *