• |
ide | kryesore

Cavani, nga Manchester United te Monza: Berlusconi kërkon një sulmues të madh për ‘rishtarët’ e Serie A

-Instant, Sport



Monza nuk ka ndërmend të ndalet. Pas firmës me Matteo Pessina, Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani po provojnë një tjetër goditje: të sjellin Edinson Cavani në Brianza. Sulmuesi 35-vjeçar përfundoi sezonin e tij të fundit me Manchester United dhe tani është i lirë. Ditët e fundit ka pasur një sondazh nga Salernitana, por uruguajani që në Itali ka luajtur më parë me Palermon dhe Napolin dëshiron të reflektojë me qetësi për të vendosur të ardhmen e tij. Lajmin e ka bërë të ditur Sky Sport, gjë që të bën të mendosh se ndoshta në lidhje me Icardin, një tjetër sulmues për të cilin Monza është e interesuar, klubi ka hasur pengesa.

Galliani është takuar me ndërmjetësuesit e lojtarit në orët e fundit, për të vlerësuar nëse ka realisht ndonjë mundësi për ta sjellë Cavanin te Monza. Alternativat në sulm, për bardhekuqtë, janë Andrea Petagna i Napolit dhe Andrea Pinamonti, dy negociata tashmë të ndërtuara, por që nuk kanë çuar në ndonjë zhvillim konkret deri më tani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *