• |
ide | kryesore

Ed Sheeran lancon koleksionin e tij të veshjeve

-Instant, Paparazzi, Slider



Ed Sheeran ka lançuar së fundmi një koleksion të ri veshjesh.

Krijuesi i hitit Shape Of You është bashkuar me markën e pavarur të veshjeve Lucy & Yak për të nxjerr në treg bluza dhe kapuc , raporton The Sun.

Lucy Greenwood, bashkëthemeluese eLucy & Yak, tha: “Flutura e përdorur në veprën artistike të albumit të Ed ka një kuptim vërtet të veçantë për të.

“Pra, ne jemi të nderuar që mund ta sjellim këtë në jetë si pjesë e një koleksioni kaq të veçantë të Yaks – veçanërisht pasi e dimë se Ed ndan pasionin tonë për të bërë më mirë për mjedisin.”

Së fundmi ,artisti  surprizoi një fanse me një video mesazh shumë të veçantë për ditëlindjen e saj të 60-të.

Julie Maskelyne ka jetuar në një shtëpi të kujdesit Wiltshire, e cila është e specializuar në kujdesin për ata që vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit dhe Huntingtonit, për katër vjet.

Punëtorët e shtëpisë së kujdesit Helen dhe Elissa donin të surprizonin Julie në ditën e saj të madhe dhe i dërguan një mesazh klubit të fansave të këngëtarit, raporton The Mirror.

Helen Meaden, Koordinatore e Aktiviteteve në shtëpinë e Wiltshire ttregoi: ‘Julie është një personalitet kaq i madh në shtëpi, kështu që ne donim të bënim diçka të veçantë për ditëlindjen e saj të 60-të.

“Ne i dërguam një mesazh klubit të fansave të Ed Sheeran duke i kërkuar atij të dërgonte një video të personalizuar.

“Ne e dinim se ishte e vështirë pasi ai është një yll kaq i madh pop, kështu që ju mund të imagjinoni fytyrat tona kur ai u përgjigj me një video tre javë më vonë.

“Nuk mund ta besonim bujarinë e tij; ne jemi shumë falenderuese. E lumturoi Julie; ajo nuk ka pushuar së foluri për këtë që atëherë.’/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *