• |
ide | kryesore

Eshtrat e 3 vëllezërve shqiptarë u gjetën në një varr masiv/ SHBA ‘thirrje’ Beogradit: Kush i vrau?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Serbi i ka dërguar ditën e sotme një thirrje Beogradit zyrtar që të zbardhë vrasjen e 3 vëllezërve Bytyqi gjatë luftës së Kosovës në 1999.

Në përvjetorin e vrasjes së tre shqiptarëve të cilët kishin dhe shtetësi amerikane, Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi, ambasada kërkon dënimin e autorëve por dhe atyre që e mbuluan ngjarjen.

“Edhe një vit tjetër, gjatë të cilit gjyqësori serb nuk solli askënd para drejtësisë për këtë krim torturues lufte. Ne nuk do ta harrojmë këtë krim”, tha përmes një deklarate Ambasada amerikane në Beograd.

Vëllezërit Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi, me prejardhje nga Kosova,u arrestuan nga forcat serbe gjatë luftës në vitin 1999 me arsyetimin se kishin kaluar në mënyrë ilegale kufirin për në Jugosllavi.

Trupat e tyre janë gjetur në një varr masiv, pranë Petrovo Sellos në lindje të Serbisë, në vitin 2001.

Ndërkohë, më vonë dy policë të akuzuar për ndihmë në vrasjen e vëllezërve Bytyqi, Sreten Popoviç dhe Millosh Stojanoviç, u shpallën të pafajshëm me vendim të Gjykatës së Lartë në Beograd për krime lufte. Gjykata ka thënë se nuk ka prova për përfshirjen e tyre në vrasjet e kryera në korrik të vitit 1999.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *