• |
ide | kryesore

Fiorentina shfrenon fantazinë në prezantim: Jovic e Gollini bëhen Holly e Benji

-Instant, Sport



Luka Jovic dhe Pierluigi Gollini si Holly dhe Benji, personazhet e famshëm të filmit të animuar. Dy nënshkrimet e reja të Fiorentinës u njoftuan piëkrisht kështu në Tëitter nga klubi, që ka shfrenuar fantazinë, për të prezantuar lojtarët e rinj viola. Sulmuesi i ardhur nga Real Madrid dhe portieri që rikthehet në Serie A nga Tottenham priten sot në qytet për ekzaminimet mjekësore dhe nënshkrimin e kontratave të reja. Statusi zyrtar mungon ende, por shoqëria viola nuk ka dashur të humbasë kohë dhe ka krijuar një grafikë të veçantë të frymëzuar nga filmi vizatimor i famshëm. E mes tifozëve toskanë ka entuziazëm të madh për dy goditje të shkëlqyera, të shënuara nga presidenti Commisso.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *