• |
ide | kryesore

Greqia vendos rregulla të reja për turistët e infektuar me COVID

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Turistët që ndodhen në Greqi dhe infektohen me COVID në këtë shtet, nuk do t’u kërkohet që të karantinohen. Është ky vendimi i ri i qeverisë greke, lëshuar nga autoritetet vendase, shkruan Schengen Visa Info. Sipas një vendimi për protokollin shëndetësor të nxjerrë nga ministrat e Turizmit, Shëndetësisë dhe Ekonomisë për funksionimin e bizneseve turistike gjatë periudhës së pandemisë për vitin 2022, nuk do të ketë më dhoma në hotele që do të shërbejnë për karantinim.

Udhëtarët të cilët infektohen, nuk do të jenë të detyruar të respektojnë rregullat e izolimit gjatë qëndrimit në Greqi.

Gjithashtu, rregulli aktual që kërkon që të gjithë të infektuarit të qëndrojnë në karantinë për një periudhë prej pesë ditësh, nuk do të zbatohet për udhëtarët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *