• |
ide | kryesore

Unë isha në protestë dhe ju tregoj ç’ nuk më pëlqeu

2, Ide



Shenim per nje proteste!
Do shkosh në protestë s’do shkosh në protestë! Kjo ishte pyetja që mu bë parreshtur dje. A thua se kjo protestë bëhej për të ndarë se kush ishte me partinë dhe kush me armikun. “Në fakt për këtë bëhet!”, thoshin miqtë e mi.

Po unë që s’kam munguar në asnjë protestë të demokratëve, madje as kur isha shtatzënë dhe na hidhej gaz pa kursim, nuk kisha dilemë! Në protestat e demokratëve duhet shkuar. Për të tjerat ka kohë pas protestës.

Tani që jemi tek të tjerat dua të ndaj me demokratët ndjesitë e mia nga protesta. Pjesëmarrja ishte e mirë, aq më shumë që nuk jemi në stinën më të përshtatshme për protesta të kësaj natyre, të cilat nuk shkojnë dot përtej një manifestimi partie. Nga numrat nuk mund të kërkoje më shumë, ndërsa nga çfarë u tha dhe u dëgjua nuk mbeti më shumë se sa çfarë është thënë e dëgjuar qysh prej vitit 2013. Madje më pak do të thosha, por nuk po e them për të mos krijuar ndonjë ide të gabuar se po krahasoj protagonistë të ndryshëm.

Mbeti po ashtu e njëjta shije pamjaftueshmërie dhe përsëri sot, njësoj si pas të gjitha protestave të panumërta prej 9 vjetësh, kryeministri është po ai. Demokratët kanë nevojë për protesta, padyshim.

Por që pas 3 vjetësh të tjera me po këtë kryeministër dhe pas të tjera protestave si kjo, Edi Rama të mos rrëmbejë mandatin e katërt, Shqipëria ka nevojë për një shpresë të re. Këtë nevojë protestat as nuk e plotësuan deri dje, as nuk do ta plotësojnë dot deri asnjëherë. Sepse për këtë nuk mjafton të mbledhësh njerëz për të protestuar.

Duhet mbledhur mendja për të ndryshuar.
Marre nga Facebook i autores



34 Comments

  1. Tabaku qenka ne hall e nuk di nga t’ja mbaje. Gjithsesi do te mbylke mandatin, por mbetet karte e djegur politike, bashke me Bashen e Bardhin.

    1. Tabaku, Basha e Bardhi që përmend ti si “karta të djegura”, , janë brezi i ri i politikanëve të PD, që të tre me formim perëndimor e njohuri ekonomike e juridike të sistemit demokratik bashkëkohor.
      “Liderat historikë” me të mirat e dobësitë e tyre e kanë mbaruar misionin e tyre e duhet ti lenë vendin të rijve.
      Vuajtm 5 dekada nga mendësia e atyre që e kishin bërë gjoksin me vrimë duke u mburur se e çliruan Shqipërinë nga italianët e gjermanët.
      Boll është abuzuar edhe nga ideja e meritave të mëdha të “dhjetorist[ve” që i sollën demokracinë Shqipërisë, pasi pas tre sekadave të thera, akoma nuk është heque dorë nga detishi i kultit të individit e jemi shumë larg pretendimit për ta bërë Shqipërinë si Europa.(perëndimore)
      Si lpersonazhe të dhjetorit të 1990, sot Shqipëria ka akoma dy socialistë, Metën e Ramën, e një ish komunist që pretendon se i ka kthyer bindjet në konservator të djathtë, Berishën.
      Ku janë të tjerët ?
      Ku janë ish studentët e dhjetorit të cilëve ju dedikohet përmbysja e sistemit ?
      Shumica dërmuese e tyre janë shpërndarë në emigracion në tërë botën.
      Realiteti duhet parë ashtu siç është e jo me mendësi militante për bajlozët politikanë që Zoti ju paska dhënë në dorën e tyre jetën tonë.
      Në paraqitjet publike , të tre politikanët që përmenda më sipër, fare hptazi mbivlerësojnë veten duke përmendur unin e tyre.
      Rama e bën këtë me karagjozllëk duke u treguar i “sinqertë” në megallomanin e tij se “unë jam më i miri midis politikanëve të këqij që ka ky vend, apo marrëzirat se unë jam kryeminstri më i mirë piktor, e piktori më i mirë kryeministër kur padyshim në përceptimin publik ai kjartazi cilësohet si kryeministri e piktori më i keq e një mburavec mashtrues.
      Dy të jerët, qoftë edhe formalisht , në vend të flisnin në emër të partive që kanë drejtur, flasin vetëm me fjalën unë, unë, umë apo në vetën e tretë Ilir Meta, Sali Berisha.

      1. Po nuk tu mbarua boja o patronazhist, për ato metelikë mercenari duhet të bësh fjalime kaq të gjata. Skllav nga shpirti skllav nga pena.

        1. cdo person qe se mendon si Saliu eshte patronazhist per ty. Ca me te then as ja vlen te debatosh me njerez qe nuk duan te mendojn.

          1. E di ku e shef? E shef ke fakti qe perpiqeni ti diktoni njerzve ke duhet te votojn si opozit apo kush duhet te jet ne krye te opozites! Tabaku dhe shoket e saj e paten ne dore 9 vjet te krijonin besim opozit edhe cfar te duash tipor problemi qendron se kudo qe kta jan shkolluar apo kan mbaruar ekselent te qenit i tille nuk mjafton per te eqen i pranueshem nga njerzit sepse lider lind dhe nuk behesh! Mund te permirsohesh pa diskutim! Por karizma e liderit eshte ne adn gje qe nuk e pati askish prej ktyre cunave dhe gocave! Shqiperia nuk eshte vend qe mund te pranosh kompromise pasi drejtohemi nga mafioza dhe mafiozat nuk njofin absolutisht shkollim apo edukat qytetare dhe civile! Harbutit duhet ti pergjigjesh si harbut! Ngarkoje mushken si i kerkon drute! Prandaj le te shperbejm mafjen njehere pastaj flasim per gjera te tjerea! Formul e thjesht apo jo? Gjithsesi do behet mire patjeter! Ska ku shkon me keq!

      2. Sa llafe per te thene qe eshte deshtake. Nuk eshte ceshtje i ri apo i vjeter, kjo zonja, qe ishte zv kbashkiake, dhe bashke me idiotin basha deshtuan te benin ndonje pune, sikurse ne mese 10 vite deshtuar te benin opozite, nuk mund te quhet me brezi i ri, por llum i vjeter..Zonja nuk ka ide, nuk ka zgjidhje, nuk ka nerv..Me mire le te rrije aty ky eshte…asgje!

  2. Me shenime dhe ndjesi shekspiriane nuk e mbushni dot boshllekun qe ju ka zene zonja tabaku. Jam plotesisht dakort me ju kur thoni qe duhet mbledhur mendja per ndryshim. Berisha kete po ben, ne fakt kete ka bere gjithmone, ne ‘91 ne 2005 dhe tani se fundmi, kurse ju vazhdoni mbani shenime….

    1. Tabaku është një mediokre e rëndòmtë, e cila përpëliter që të mbetet në skenë. Yĺi i saj u shua bashkë me atë të nulitetit Basha.

  3. Po ke te drejte te besh lloqe se mandatin e ke dhe per 3 vite. Pastaj do harrohesh aq shpejt sa sta merr mendja.

  4. Tip Elisa Spiropali dukesh ne kete foto, mire qe nuk erdhem ne pushtet me ty se do harronim Elisen. thotë:

    Po ke te drejte te besh lloqe se mandatin e ke dhe per 3 vite. Pastaj do harrohesh aq shpejt sa sta merr mendja.

    1. Orgi Laou….
      Orgi Theou thonin Greket e menchure dikur.
      Ja keni shpifur popullit keto 9 vjete loje me dy porta….
      Me dhemb e me djeg i thonit rame-zorre-fistules….
      Por mos na e hiq llozin se na pelqen i thoni…. Lulka bardhziu dhe alibitha….
      Po shko moj zonje mos prish pune tani qe uragani po mbeshtjell sekten peverse te zhgarravitesit neurotik.
      Nuk u lodhet duke vjelle vrer ne ajer mbi kokat e viktimave te opozites se tradhetuar si juda iskariot.
      Neveri.

    2. Kjo se kupton se gjithe problemi eshte tamam ai i ‘Ndryshimit”.
      Ne doni ndryshime mire e keni kte kameleonin e 100 flamujve ne krye
      Sorros del e tepron ne keni ngel keq per ta dredhur llafin e nderruar maskat sa here e do puna.
      Na vjen te perzjere nga marramendja e ndryshimeve dhe toka na leviz nen kembe.
      Ajo qe duam eshte te ndjejme kembet ne toke.

  5. Ju te “rijte” moi Tabaku, u shitet te gjithe, per ç’ fare te rijsh e ke fjalen ti, per veten tende dhe ata tradhtare si ti qe tradhtuan ne grup, me se 600-700 mije shsiptare demokrate. Turp!

    1. A e ke mbledhur mendjen per te ndryshuar ti? S’po te drejtohem me ju se aq vlen. Na keni bezdisur, amerika, amerika, por Rama vazhdon ma qeveris. E dini cfare? Nuk ka pasur opozite me te pasur se sorollopi yt keto 9 vite, ndaj ai burre gati 80 vjec detyrohet te ta beje kete. Amerika shpalli qifin non grata por jo te birin..Ju kasnece kujtuat sebe hoqet qafe, por po te mos kishit gisht kishit kerkuar prova, por kete se bejne njerezit e kapur. Hani nje mut tani

  6. Me breishen ska ndryshim kjo eshte e sigurt. Nje qeni plak ske ci meson. Ti jorida mund te behesh dicka, ponduhet te jesh me aktive dhe te paraqesesh tezat e tua. Nese i thur sic duhet atere mund te jesh e suksesshme dhe e ardhmja e pd

    1. Nashti qe e the ti, nuku e luan me as topi i allamanit. Mbille qemanen nashti edhe ij se te mbaroi turni te bodrumi..Buken e fitove sot

  7. Une e lexova shkrimin tend dhe po te them ça nuk me pelqen tek ty .
    1 – Nuk po e them por e thashe , per ju zere se nuk e thashe
    2-Tiqe mos e keput thone tironsit , tije ne tironse dok .
    3- Nuk ndan dot shapin nga sheqeri
    4-Mire me vjerren e mire me burrin
    dhe e 5 dhe me e pafalshmja , pse qenka e thene qe nje mandat te shkoje detyrimisht 4 vjet kur historia e evropes na tregon se rralle mbyllet nje mandat 4 vjeçar me te njejtin kryeminister . Aq me keq kur kryeministri i rremben votat me te tjera premtime dhe ne fakt bene te tjera gjera? E aq me keq kur ky kryeminister eshte kapur me pras ne bythe e thesin e parave ne krah e na hiqet akoma si i virgjer dhe si i pafajshem ?
    Pse nuk jep zgjidhje por na thua se Shqipëria ka nevojë për një shpresë të re? Mos valle je ti shpresa ? Je ti , qe nuk dine dhe nuk vendos dot nga te shkoshe? Pse nuk kerkon ndryshimet si shprese te re por quan veten te tille . Ke hyre ne plitike 22 vjeç e sot je 42 , mos valle te duket vetja e re ?
    Ndaje mendje se ku e ke vendin pastaj shkruaj nje shkrim tjeter .

    1. Po ca e re zeza kjo,. Ska faj kjo , faj ka berisha qe mbante zyrtare gjarperinj ne qeveri. Ta mbash gjarprin ne gji.

      Plot me plehra rob eshte mbushur shqiperia.

      Duhet nje fshese e fuqishme per ta pastruar nga tabaket etj si ata

  8. Mua protesta me pelqeu, se pashe nje fryme qytetare qe proteston kunder qeverise e keqqeverisjes se vendit, kunder hajduteve te radhes, kunder varferise, kunder Edi Rames.
    Une pashe nje Berishe “flake kashte” qe nuk ndryshon, do vazhdoj te sillet si i forti i katundit, megjithse eshte i denuar te mos dale nga kufite e katundit nga Non Grata, pashe ish fuksionar partie e shteti te deshtuar e medioker qe ju jane mbaruar parate e vjedhura ketij populli e po thone “inshalla fitojme ndonje gje”. Pashe deputet qe ishin ne proteste per te ndjere e kuptuar se me ke do jene neser. Pashe nje popull te pakenaqur por nuk pashe shprese. Kjo qeveri e koroptuar do vazhdoje, kjo opozite e diskretituar do vazhdoje. Nuk e pashe shkendine qe do ndezi flaken e mellefit popullor!

      1. komenti i mesiperm eshte me argumenta, i joti prej suflake qim peke. Patronazhist kushdo qe se mendon si Qim Peka, mentalitet enverist, o me mu o kunder mu. Nuk arrin dot mentaliteti i suflakes te kupoj qe ka njerez qe se shofin dot me sy as Ramen e as Saliun. Ju jeni njesoj problem si patronazhistat, thajsht flamurin keni ndryshe.

  9. Edhe une isha ne proteste dhe do them se çfare konstatova dhe se ç’nuk me pelqeu .

    – Mendova se kjo proteste ishte e Berishes per demokratet por konstatova qe ishte e demokrateve per Berishen .

    – Disa mbanin ca pankarta te vogla me nje shprehje sa bajate aq edhe absurde : Boll vodhe ,
    IK! Sa here e lexoja aq me shume me peshtirosej si koncept . Sa here e lexoja aq here me kujtonte thenien “historike” te Shalsit para zgjedhjeve te 2013-es : … nuk do vjedhim kaq flagrant si keta . Por ajo qe me kalli daten ishte kur kete shprehje Berisha e perseriti tri here me radhe .
    Ça do te thote : Boll vodhe , Ik ? Mos vcalle do te thote : Ke vjedh ça ke vjedh tani eshte radha jone ? Apo , bejme rrotacion dhe s’te prek njeri ? Jo or jo , ajo pankarte duhet te ishte : Boll vodhe , tani te pret burg . Dhe ndersa ti je ne burg , ne do te bejme ndryshimet kushtetuese dhe do vendosim rregullat e lojes . Nga sot e tutje freret e ketij vendi i merr ne dore vete populli .

    P.S. Sa per shkrimin tuaj e nderuara zj. Tabaku , te keshilloj te hapesh nje folder te ri ne kompjuterin tend dhe ta emertosh : “Gallate . Shikoje mbas vitit 2025”. I gjithi ai ambiguitet te tregon shume te dobet dhe jo ne lartesine se ku duhet te ishe .

  10. Ky shkrim nuk thot asgje.
    Edhe gjithe grupi i korbave e laraskave po dalin ter darkes e kundershtojn pa then asgje.
    Duken te friksum e te traumatizum.
    E kesaj rradhe nuk i ka udhzu Rama.
    Jan te tremb se kuptun qe Saliu qenka me i madh seç ua tregonte Rama me te vetet.
    Tashme skan asnje vlere.
    Kan shum pak vlere.
    Kjo u lexohet sikur ta ken tr shkruar ne balle

  11. Mir e thot Tabaku po kujt ja thot. Ne PD te gjith bertasin “duam ndryshim” po harrojn qe ndryshimi fillon nga vetvetja dhe asnje sdo me ndryshu.

  12. Me kujtohet kur konkurova njeher per nje pozicion ne Banken e Shqiperis. I arsmuar jasht me rezultate te larta kisha nje far shprese naive. U lodha duke mbush faqe e duke u pergjigjur pyetjeve te testit (nja 20 faqe pergjigje). Afer meje ishte nje goc qe nuk shkruajti asnje germ ose, nodnjeher bente sikur shkruante ndonje gje. Po kjo pse paska ardh thash me vete, nuk ditka asgje. Ajo goca fitoi ate posizionin per te cilin po konkuronim me shum se 20 veta. Ajo goca ishte motra e Tabakut. Nga ajo dit, vendosa dhe ndoqa keshillen e Konices: Shqiperi te kam dhjer, ste kuptova asnjeher. Ika…me keqardhje po ika…jeta eshte e shkurter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *