• |
ide | kryesore

Kërkohej në Spanjë si pjesë e grupit kriminal, kapet në Fier 45-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia ka arrestuar një 45-vjeçar, të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane pasi ishte pjesë e një grupi kriminal me qëllim kultivimin e lëndëve narkotike. Blutë njoftojnë se u vu në pranga shtetasi me iniciale A.K, në lagjen “Bishanak” në Fier.

“Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Madridit, me vendimin e datës 27.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim kultivimin e bimëve narkotike” thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *