• |
ide | kryesore

Kumbulla heq dorë nga pushimet për tu stërvitur: “I motivuar për sezonin e ardhshëm”

-Instant, Sport



Për disa lojtarë të Romës kjo javë shënoi fillimin e punës për sezonin e ardhshëm e mes atyre që u paraqitën në Trigoria ishte edhe Marash Kumbulla. Pavarësisht se ka të drejtën e një jave ose më shumë pushimesh, në sajë të angazhimeve që pati në qershor me kombëtaren e Shqipërisë, qendërmbrojtësi ka vendosur të kthehet herët për t’u vënë menjëherë në dispozicion dhe me objektivin e qartë të ngjitet në hierarki.

Një vendosmëri e treguar edhe përmes rrjeteve sociale në të cilat Marash ka postuar një foto së bashku me shokun e tij Chris Smalling. “I motivuar për sezonin e ardhshëm” një dedikim ndoshta jo shumë origjinal, por plot domethënie. Mbrojtësi, në fakt, dëshiron të vazhdojë rrugën e rritjes me verdhekuqtë, që e panë atë protagonist në gjysmën e dytë të vitit të kaluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *