• |
ide | kryesore

Nënshkrimi/ Shqiptari Abazoviç në anën e Beogradit për privilegjet e Kishës Serbe

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Me gjithë prapashtesën sllave në mbiemër, ngjitja e Dritan Abazoviçit në postin e kryeministrit të Malit të Zi u prit entuziasëm nga shqiptarët.

Ishte fakt se për herë të parë tre shtete të rajonit drejtoheshin nga shqiptarët, një moment i rrallë në histori, që mbyti zërat e atyre që tregonin profilin kozmopolit të Abazoviçit, që nuk kishte asgjë të përbashkët me shfaqjet impulsive të patriotizmit ballkanas.

Vetë Abazoviç në intervistat për mediat shqiptare, e linte mënjanë retorikën nacionaliste, nuk shfaqte ndonjë ndikim nga origjina shqiptare, por fokusohej kryesisht në çështjet ekonomike, ato të sigurisë dhe të infrastrukturës.

Pas zgjedhjes si kryeministër, ai mbajti një qëndrim të qartë pro Ballkanit të Hapur kur mirëpriti idenë e Ramës dhe Vuçiçit për kufinj të hapur në rajon. Me qëndrimin e tij iu kundërvu Milo Gjukanoviçit në lojën e brendshme politike në Malin e Zi, megjithëse ky e mbështeste me votat e partisë së tij në parlament.

Me rreshtimin pro “Ballkanit të Hapur”, Abazoviç u shkeli syrin forcave politike proserbe. Serbia është shkaku që presidenti Gjukanoviç e sheh të rrezikshëm projektin e Ballkanit të Hapur, ndërsa për Abazoviçin hapja e kufijve ndaj Serbisë sillte vetëm prosperitet ekonomik.

Por këtë të premte, Abazoviç ka marrë një vendim të fortë që vulos përkatësinë e tij pro Serbisë në konfliktin e brendshëm politik: firmosja e marrëveshjes mes shtetit malazez me Kishën Serbe.

Debati për këtë çështje ka qenë i hapur prej vitesh. Pozicioni i Kishës Serbe në Malin e Zi është një nga çështjet më të debatuara në vend. Zgjidhja nuk ka ardhur edhe pas përplasjeve të forta që shpesh kanë rrezikuar të provokojnë një luftë civile në Malin e Zi.

Historiku i përplasjes për Kishën Serbe

Mali i Zi u nda nga Serbia pas një referendumi të vitit 2006. Por sërish, shumica e malazezëve i qëndruan ende besnikë Kishës Ortodokse Serbe. Kisha thotë se ligji i qeverisë synon të dobësojë ndikimin e saj dhe një peshkop i saj pak vite më parë, paralajmëroi se kjo mund të shkaktojë “luftë civile”.

Sipas ligjit, institucionet fetare do të duhej të provonin se kishin të drejta mbi pronën e tyre përpara vitit 1918, kur Mali i Zi humbi pavarësinë dhe iu bashkua Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve.

Klerikët e Kishës Serbe e panë këtë si një përpjekje për të larguar Malin e Zi nga Serbia dhe për të shtyrë përpara kishën ortodokse malazeze. Prona e prekur përfshin dhjetëra manastire dhe një sipërfaqe të madhe territori, thotë Kisha.

Presidenti Milo Gjukanoviç kishte mbështetur “rinovimin” e kishës së pavarur malazeze ndër vite. Në të shkuarën ka pasur protesta të udhëhequra nga priftërinjtë drejt parlamentit në kryeqytetin Podgoricë, që kanë përfunduar në përplasje me policinë. Ndryshe nga Serbia, Mali i Zi është anëtar i aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s që nga viti 2017.

Sinjalet e Abazoviç në favor të Kishës Ortodokse Serbe

Kryeministri malazes Dritan Abazovic paralajmëroi një javë më parë se qeveria e tij do të nënshkruajë një marrëveshje themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Partitë që mbajnë në këmbë qeverinë e Abazoviç, përfshirë edhe atë të Milo Gjukanoviçit e kritikuan projekt-marrëveshjen, si shumë të favorshme për Kishën dhe paralajmëruan rrëzimin e qeverisë.

Por Abazovic tha se projekt-marrëveshja iu paraqit zyrtarëve të partisë në pushtet përpara se të publikohej dhe ata nuk kishin bërë komente mbi përmbajtjen e saj.

“Përderisa unë jam kryeministër, prioritet do të jenë vetëm interesat shtetërore, jo partiake”, u përgjigj i prerë Abazoviç.

Sipas draftit, Kisha Serbe nuk ka nevojë për lejen e qeverisë për zhvendosjen e trashëgimisë kulturore që zotëron, por duhet t’i bindet Ligjit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Qeveria është e detyruar të regjistrojë të gjitha kishat dhe manastiret ortodokse që i përkasin Kishës Serbe dhe gjithashtu të fillojë procesin e kthimit të pronave të kishës të shtetëzuara ose të konfiskuara nga autoritetet komuniste pas Luftës së Dytë Botërore.

Sipas draftit, shteti nuk mund të japë leje ndërtimi për kishat ortodokse pa miratimin e Kishës, ndërsa arsimi fetar ortodoks mund të futet në shkollat publike.

Partitë që mbajnë në pushtet Abazoviçini kishin akuzuar prej kohësh Kishën Serbe për promovimin e nacionalizmit serb dhe për minimin e shtetësisë dhe identitetit malazez, por kryeministri shqiptar i ka shpërfillur pretendimet e tyre.

Pretendimet e Kishës Ortodokse Malazeze

Kisha Ortodokse Malazeze më e vogël dhe e panjohur kanonikisht, ka kërkuar të njëjtat të drejta që po i jepen homologes së saj serbe. Pasi kryeministri malazez Dritan Abazovic bëri thirrje të martën për negociata për marrëveshjen me Kishën Ortodokse Malazeze, Mitropoliti Mihailo tha se ajo duhet të trajtohet njësoj si Kisha Ortodokse Serbe.

Kisha Ortodokse Malazeze pretendon të jetë pasardhëse e Kishës Ortodokse autoqefale që u shtyp në vitin 1920 pasi Mali i Zi u bë pjesë e Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve.

Kisha Ortodokse Serbe është komuniteti më i madh fetar në Mal të Zi, ndërsa kisha ortodokse malazeze mbetet e panjohur nga pjesa tjetër e botës ortodokse.

Vizita e Abazoviç në Beograd

Këtë të premte, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç firmosi marrëveshjen e kërkuar nga serbët për t’i kthyer Kishës Ortodokse Serbe një pozicion të privilegjuar, që e kishte humbur prej vitesh.

Abazoviç deklaroi se kjo marrëveshje u miratua pas më shumë se katër orë diskutimi në qeveri.

Gjithsej votuan 13 ministra, pesë ishin kundër, ndërsa tre ministra nuk morën pjesë në seancë.

Pak ditë më parë, në një vizitë në Beograd, Abazoviç kishte thënë se do t’i bindej interesave të shtetit dhe jo atij të partive politike, duke paralajmëruar votën kundër koalicionit që e zgjodhi kryeministër.

“Kam dëgjuar se jam tradhtar, por nuk kam dëgjuar që neni 5, ose 10, ose 11 janë gabim, që nuk janë në përputhje me Kushtetutën. Kjo nuk më përket mua” tha Abazoviç, para se të hynte në takim me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe Porfirije./ Lapsi.al



20 Comments

    1. I lumt trapi se aq eshte ky robi dmth, nje cop trap, me sakte plehre / trash.
      Ne kategorine ku esht dhe kryeplehra i Shqiperise.

    2. Qeveria e drejtur nga Abazi-viç, është drehtë rënies.
      Ky palo kryeministër me emrin shqiptar Dritan, po tregohet më pro serb se sllavo malazezët, duke imituar Ramën.
      Ai erdhi si kryeministër me mbështetjen e presidentit Gjukanoviç që drejton partinë më të madhe në Mal të zi, por pas marëveshjes me Kishën serbe, partia e Gjukanoviçt nuk do ta mbështesë më këtë qeveri e viçi Abaz do të gjejë strehim politik, ose tek Vuçiçi , ose tek Ramiçi.

  1. Qendrimet e Abzovic, si dhe marreveshja me Kishen Serbe sjellin percarje me te madhe ne Malin e Zi,
    madje demtojne poziten e shqiptareve.

    Perkrahja e Beogradit dhe serbeve ne vend ndaj tij nuk eshte rastesi, por tregues i nje marreveshjeje te fshehte mes tyre ne kembim te postit te Kryeministrit.

  2. Lepuri fle ne Kosove. Kjo marrveshje demton interesat e Kosoves meseshumti. Por per fat te keq veprimi i ketej shqipetari te natyralizuar ne serbomalazes i shkon per shtat teorise serbe qe thot se, armiku me i madh i shqipetarit eshte vet shqipetari.

  3. “Edhe perlat që prodhohen në thellësi të oqeanit, në vetvete janë infeksion i midhjeve. Ata njerëz në protest janë perla. Sali Berisha vijon të jetë infeksion i rëndë i politikës dhe shoqërisë shqiptare”

  4. Në qëndrimet e Abazit të viçosur, më me shqetësim shoh njëmendësinë e tij me Ramën, për rikkrijimin e Jugosllavisë vuçiste, me Shqipërinë mbrenda, pa Kosovën.
    Tragjikisht numuri i shqiptarëve në Malin e Zi, ka katandisur vetëm në disa dhjetra mijëra si pasojë e emigracionit të madh të tyre, (vetëm në SHBA ka më shumë shqiptarë të emigruar nga Mali i Zi sesa kanë mbetur në këtë minishtet)
    Është kjo aryeja që nuk e kam parë me entuziazëm zgjedhjen e tij si kryeministër i këtij vendi.
    Abazp-viçi, megjithë emrin e tij safi shqiptar Dritan, kakrijuar një parti të vogël multietnike, ku shqiptarët përbëjnë pjesën më të vogël druaj se në “partinë” e tij, ka më shumë serbë sesa sllavo malazezë..
    Përmend “etnitetin “sllavomalazez” , për tju kujtuar shqiptarëve se kryeqyteti i këtij minishteti, Podgorica, ashtu si edhe Shkupi në Maqedoni, është i rrethuar me fshatra me popullsi shqiptare, një pjesë e të cilëve e sllavizuar apo e pastruar etnikisht me dhunë.
    I tillë ka qenë edhe bregdeti malazez deri në Kotor, që u sllavizuan duke ndruar fenë katolike me ate sllavo-ortodokse e duke humbur edhe gjuhën shqipe.
    Si ka mundësi pra që sllavo-malazezët të përzjerë edhe me një numër të madh serbësh, e me një kishë të fuqishme ortodokse serbe, pranuan të zgjedhin si kryeministër këtë politikanin me emër shqiptar e me mendësi internacionaliste ?
    Thjeshtë një truk politik mashtrues, për tu paraqitur si një shtet që respekton “njëlloj” të gjitha minoritetet.
    A do tja falnin serbo-malazezët Dritanit që i shkon pas si manare dymetroshit tonë kryeministër, nëse ky i fundit do të kishte qenë një patriot nacionalist shqipta e do të luftonte për interesat e kombit tonë r ?

  5. Ky kimere turko-sllave (edhe Abaz edhe viç) nuk ka asgjë të përbashkët me interesat kombëtare shqiptare!
    Ptuuuu pjellë e UDB’së jugosllave!

    1. E para e punës, nuk ka raca të ndyra e raca të pastra.
      Pamvarësisht nga ngjyra e racat, njerëzit janë njëlloj kudo në gjithë botën.
      Ndryshimet janë mbrenda kombeve, në vartësi të formimit arsimor e moral.
      Niveli intelektual, moral e ekonomik i një populli, nuk ka të bëjë me cilësi të veçanta gjenetike racore, por me kushtet historike të keqtrajtimit të politikave shoviniste që sjellin si pasojë luftërat.
      Janë historikisht luftërat me motive kriminale shoviniste të nxitura nga politikanë të pamoralshëm, që kanë krijuar disnivele kolturore e ekonomike midis popujve.
      E solli puna që gati gjysma e shqiptarëve, si pasojë e sistemit kriminal diktatorial komunist, të ikte e lebetitur nga Shqipëria në vendet më të zhvilluara.
      Mungesa e lirive e varfëria e madhe prodhojnë imoralitetin e deri kriminalitetin.
      Por është një fakt, se shqiptarët emigrantë, në shumicën dërmuese të tyre, pasi kanë kaluar disa vite në emigracion, nuk dallohen fare nga vendasit për nga aftësitë , morali e inteligjenca.
      Nuk jam dakord edhe me deklaratat primitive folklorike :
      “Jam krenar se jam shqiptar”
      Krenar mund të jetë vetëm një njeri i ndershëm e i ditur që me punën e tij kontribon jo vetëm për veten, por edhe për gjithë shoqërinë.

  6. Te huajve ju prishet reputacioni dhe emri po te investojne ne Shqiperi, vetem nese je njesh ose pale me hajdutet e qeverise Shqiptare.

  7. Abazo-viç, Edi Rama, Batonmut Haxhiu, Nexhmutin Spahiu, Berat Bumutzhala etj….këta nuk janë shqiptarë.
    Këta muta mund të jenë gjithçka, por, shqiptarë jo se JO.

  8. Në protestë ndodhej vetëm një flamur “armik”.

    Jo rastësisht, edhe ai me kokë poshtë (mbrapsht).

    Sipas Kushtetutës amerikane: “Flamuri mbrapsht simbolizon kapitullim dhe nënshtrim”.

    Durim çuna, durim se keni bërë llogaritë gabim.Shpellkare vjithologe te salihut bythgrisur si nga hera po japin mend abazovicit,ca dine dhe ku flej lepuri,kujtoni se eshte salihu agjenti Bisturia njeriu qe punon prej 30vjetesh,njeriu qe shiti detin me firme e vulet qe te qendronte dhe kater vjet te tjera ne pushtet

  9. Shpellkare te salihut ne proteste me dt 17 korrik te gjithe ne kembe me Prasin e salihut ne bythe te protestojme si ne sri lanka

  10. mos prisni drejtesi nga sllavet. duhen marre pushket dhe vete drejtesi. vetem me pushke merren tokat qe na kane vjedhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *