• |
ide | kryesore

Polici vrau veten me armën e shërbimit, zbulohet shkaku

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një punonjës i policisë është vetëvrarë me armën e shërbimit, mbrëmjen e sotme në Delvinë. Sipas policisë, Eduard Beqiri., 54 vjeç, dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij.

54-vjeçari ishte me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë. Burime bëjnë me dije për Gazetën Shqiptare se jetonte i vetëm, pasi ishte i divorcuar.

Nga burime jo zyrtare për Gazetën Shqiptare, mësohet se shkak që polici 54 vjeçar, Eduart Beqiri, në Delvinë, i ka dhëne fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit kanë qenë problemet familjare.

Polici prej vitesh ishte me shërbim në Komisariatin e Delvinës me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në këtë Komisariat, ndërsa familjen e kishte në Gjirokastër.

Sakaq, në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

Delvinë/Informacion paraprak

Më datë 08.07.2022, rreth orës 21:00, në Delvinë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, shtetasi E. B., 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *