• |
ide | kryesore

Rrëzohen akuzat, Platini e Blatter të pafajshëm: “Drejtësi pas 7 vite gënjeshtrash e manipulimesh”

-Instant, F1, Sport



Gjykata penale federale e Bellinzonës ka shpallur të pafajshëm ish-presidentin e FIFA-s, Joseph Blatter dhe ish-presidentin e UEFA-s, Michel Platini, duke i liruar nga akuza e mashtrimit, e duke vendosur për të dy njohjen e dëmshpërblimit. Prokurori i Konfederatës Helvetike kishte kërkuar, për të dy, një dënim prej një viti e tetë muajsh me kusht, në lidhje me mashtrimin e pretenduar ndaj FIFA-s për një pagesë prej dy milionë frangash që i ishte dhënë Platinisë në vitin 2011 dhe që ishte konsideruar i pajustifikuar.

Platini ishte akuzuar për krimet e mashtrimit, përfshirjen e mundshme në përvetësim dhe si pasojë përfshirje në menaxhim dashakeq, veçanërisht në formën e bashkëpunimit, si dhe falsifikimin e dokumenteve. Blatter, nga ana tjetër, akuzohej për mashtrim, përvetësim të mundshëm dhe si pasojë menaxhim dashakeq dhe falsifikim dokumentesh.

Sipas akuzës, dëmshpërblimi i paguar ish-playmakerit të Juventusit dhe kombëtares franceze ishte i paligjshëm dhe synonte ta bindte atë të mos kandidonte për president të FIFA-s, në vend të vetë Blatterit. Për mbrojtjen, megjithatë, ishte një pagesë krejtësisht e rregullt, e lidhur me një kontratë të përcaktuar gojarisht.

PLATINI: “DREJTËSI PAS 7 VITE GËNJESHTRASH E MANIPULIMESH”
“Pas vendimit të gjyqtarëve të gjykatës së Bellinzonës këtë mëngjes, desha të shpreh lumturinë time për të gjithë të dashurit e mi që drejtësia më në fund u vendos pas shtatë vite gënjeshtrash dhe manipulimesh – tha Platini në një deklaratë –. E vërteta doli në dritë. Lufta ime është një luftë kundër padrejtësisë. Kam fituar ndeshjen e parë. Në këtë rast ka fajtorë që nuk u paraqitën gjatë këtij gjyqi. Unë nuk do të dorëzohem dhe do të shkoj deri në fund në kërkimin tim për të vërtetën. Të kalosh nga një legjendë e futbollit botëror në një djall është shumë e vështirë për tu pranuar, veçanërisht kur bëhet në një mënyrë krejtësisht të padrejtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *