• |
ide | kryesore

Video/ E kapi gazetaren nga të pasmet në transmetim direkt: tifozi rrezikon procesin për dhunë seksuale

-Instant, Sport, Video



Prokuroria e Firences ka kërkuar aktakuzën të ndërtuar mbi sulm seksual për tifozin e Fiorentinës, Andrea Serrani, i cili ngacmoi gazetaren Greta Beccaglia gjatë transmetimit direkt në TV, nga jashtë stadiumit të Empolit më 27 nëntor 2021, në përfundim të ndeshjes mes Empolit dhe Fiorentinës. Për prokurorinë, siç raporton sot Corriere Fiorentino, që mbylli hetimet, ajo e Serranit nuk ishte një gjest i thjeshtë dhe për këtë arsye ai kërkoi ngritjen e aktakuzës. Gazetarja, 27 vjeçare, e ndihmuar nga avokati Leonardo Masi, i cili kishte denoncuar gjestin, do të bëhet palë civile në gjyqin eventual. Për momentin, nën hetim mbetet edhe një tjetër tifoz toskan, i cili po atë mbrëmje e kishte ngacmuar verbalisht gazetaren. 45 vjeçari është identifikuar falë kamerave të brendshme të stadiumit dhe për të tashmë është aktivizuar menjëherë përjashtimi: nuk do të mund të hyjë në stadium për dy vjet.

HETIMET- Hetuesit e Digos, duke kryqëzuar videon e ngacmimit me videon e kamerave të vëzhgimit të stadiumit dhe të hyrjeve, kanë arritur të lokalizojnë Serranin. “Ne kishim humbur dhe këtë gjest e bëra nga inati dhe nga gjaknxehtësia. Nuk është akt seksizmi”, u justifikua ai. Më pas edhe për të, kuestori i Firences firmosi një përjashtim. E tani rrezikon edhe procesin.

https://www.youtube.com/watch?v=Eypv8VEKep4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *