• |
ide | kryesore

Video/ Jepjani që tani Çmimin Puskas: kontroll e akrobaci në një kënd të pamundur për golin e vitit

-Instant, Sport, Video



Me kampionatet e mëdha evropiane ende të ndaluara dhe skuadrat në grumbullim gati të ngrohin motorët e tyre për sezonin e ardhshëm, mënyra e vetme për t’u argëtuar janë turnetë në vendet e Amerikës së Jugut dhe Azisë. E kushdo që ka pasur mundësinë të shohë ndeshjen e Ligës Japoneze J1 mes Kashima Antlers dhe Cerezo Osaka, sigurisht që nuk u zhgënjye. Në të vërtetë, ndoshta do të ketë mbetur edhe pa fjalë duke admiruar veprimin e brazilianit Everaldo, që i lejoi vendasve të barazonin 3-3 në fund. Një gol që bëhet menjëherë një kandidat serioz për Çmimin Puskas 2022.

Në minutën e ’89 të një ndeshje spektakolare që pa miqtë e Cerezo Osaka të udhëhiqnin 2-3 ndaj Kashima Antlers, të dytët në renditje. Vendasit tentuan sulmet e fundit të dëshpëruara në kërkim të barazimit, dhe një top i gjatë nga prapavija gjeti goditjen me kokë të sulmuesit Suzuki, i cili shpërbleu në një mënyrë pak a shumë të vullnetshme ndërhyrjen e shokut të skuadrës Everaldo, i aktivizuar rreth njëzet minuta më parë. Ajo që ndodhi në sekondat që pasuan ishte magji e pastër.

Everaldo kontrolloi në vrap e sipër me gju, më pas me një sombrero befasuar kaloi një mbrojtës që po përpiqej ta mbyllte duke u futur në qendër. Me shpinë nga porta dhe nga një pozicion praktikisht i pamundur, braziliani ish-Chapecoense pati idenë e çmendur, sa edhe të shkëlqyer, për të tentuar një rovjeshatë spektakolare. Prej saj doli një finalizim për manual, me topin që u fut në këndin e kundërt, por jo para se të përplasej me shtyllën. Portieri i Cerezos, Kim, nuk mund të bënte asgjë tjetër, përvec se të ndiqte trajektoren dhe të shihte topin të futej në rrjetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *