• |
ide | kryesore

Video/ Sheiku Mansour blen ‘përbindëshin’ e të gjitha deteve: 152 metra e 40 kabina, me vlerë 590 milionë euro

-Instant, Sport, Video



Sheikh Mansour bin Zāyed Āl Nahyān, pronari i Manchester City si dhe anëtar i familjes mbretërore të Abu Dhabit, nuk ka aspak probleme me paratë dhe sipërmarrësi i suksesshëm nga Emiratet, siç tregohet në menaxhimin e klubit kampion të Premier League, nuk ka problem as t’i shpenzojë. Blerja e fundit nga sheiku Mansour është një mega jaht 152 metra dhe një çmim i përballueshëm vetëm për pak, në të vërtetë shumë pak njerëz: gati 600 milionë euro.

152 metra, me kosto 590 milionë euro, 40 kabina dhe mundësinë për të akomoduar deri në 48 të ftuar. Këto janë disa numra të jahtit të ri në pronësi të numrit 1 të Manchester City, Sheikh Mansour, i cilit do t’a marrë në dorëzim “xhevahirin” pak para fillimit të Premier League të ardhshme. Katër kuverta, secila me një lloj argëtimi të ndryshëm (pishina, spa, klub nate, bar) dhe ballkone të dizajnuara nga stilisti i famshëm londinez Terence Disdale. Padyshim që ka dy heliporte për të transportuar mysafirët nga bregu në jaht.

Një “anije”, e projektuar dhe ndërtuar në Gjermani, gjithashtu miqësore me mjedisin, duke qenë se motori i fuqishëm që mund ta shtyjë deri në 19 nyje është pjesërisht diezel dhe pjesërisht elektrik. Jo keq, duke qenë se një rezervuar plot karburant i kushton “bukuroshes” 600 mijë euro. Mansour ka vendosur ta emërojë jahtin e tij të ri Blue, në homazh të klubit të tij të preferuar. Një burim i tha The Sun: “Blue është më i miri, në det nuk ka asgjë më të mirë, dhe është ndërtuar sipas standardeve rigoroze të Sheikh Mansour. Shpresojmë që ai të mund të përdorë një kartë zbritje sa herë që duhet ta mbushë plot…”.

https://youtu.be/ohadz242lNI



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *