• |
ide | kryesore

Zjarr në një banesë në Tiranë, ndërron jetë foshnja 6-muajshe

-Instant, Lajme, Të fundit



Një shtëpi private në zonën pranë Maternitetit të ri në Tiranë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në momentin që ka rënë zjarri në banesë kanë qenë gjyshja dhe foshnja 6-muajshe. Fatkeqësisht, foshnja ka ndërruar jetë ne spital, ndërsa e moshuara ndodhet në kujdesin e mjekëve. Forcat policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur vënien e flakëve nën kontroll.

Nga hetimi i organeve kompetente mësohet se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike ose si pasojë e bombulës së gazit. Prindërit e viktimës ishin të divorcuar dhe foshnja jetonte e vetme me gjyshen.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *