• |
ide | kryesore

Lojtari misterioz i Premier League i arrestuar për dhunë seksuale: klubi e dinte por heshti e tani rrezikon

-Instant, Sport



Premier League është ende e tronditur nga lajmi i arrestimit të një futbollisti 29-vjeçar për dhunë seksuale ndaj dy femrave. Lojtari në fjalë, identiteti i të cilit nuk dihet, është ndaluar nga gjashtë agjentë të Scotland Yard të hënën e kaluar në Barnet, në veri të Londrës. Ai që i shtoi më shumë bujë një lajmi tronditës, është fakti se, sipas Guardian, se skuadra në të cilën luan lojtari i arrestuar kishte qenë në dijeni të akuzave, por kishte heshtur duke e lënë të vazhdonte të luante.

Detaje të reja kanë dalë, ndërkohë, në lidhje me futbollistin e Premier League, i akuzuar për përdhunimin e dy femrave dhe më pas i arrestuar nga policia angleze. Lojtari i liruar me kusht, duhet të merrte pjesë në Botërorin e Katarit, por padyshim që pjesëmarrja e tij tashmë është në dyshime të forta. Edhe klubi i tij rrezikon shumë, pasi sipas Guardian ishte në dijeni të akuzave për përdhunim që binin mbi futbollistin e tij që nga vjeshta e kaluar. Megjithatë, klubi ka vazhduar ta lejonte të luante atë pavarësisht nga pasojat.

Ndërkohë, tabloidet britanike po rrëfejnë detajet e akuzave për përdhunim. Viktima e tij e parë e supozuar, një vajzë rreth të 20-ave, dyshohet se u përdhunua gjatë pushimeve në Mesdhe dhe se ajo u largua nga resorti me pesë yje ku po qëndronte dhe u kthye në shtëpi te familja e saj. Gruaja thuhet se foli me policinë pas kthimit të saj në Mbretërinë e Bashkuar dhe tregoi foto që tregonin disa mavijosje në trupin e saj. Më pas ka ardhur akuza e dytë, siç deklaroi policia: “Ndërsa ishte i ndaluar, burri u arrestua më tej me akuzën e dy ngjarjeve të përdhunimit që dyshohet se janë kryer në prill dhe qershor 2021 ndaj një tjetër 20-vjeçareje”.

Janë këto dy episodet e fundit të përmendura ato për të cilat klubi i lojtarit ka qenë në dijeni. Me shumë mundësi, mes gushtit dhe shtatorit duhet të fillojë edhe gjyqi: në rast dënimi, a do të paguajë edhe klubi që vazhdoi të lejonte lojtarin të luante? Kjo mbetet për tu parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *