• |
ide | kryesore

Rusia nis bombardimet në lindje të Ukrainës

-Instant, Lajme, Planet



Rusia ka nisur bombardimin e rajonit lindor të Ukrainës Donetsk të shtunën, sipas guvernatorit të rajonit. Pavlo Kyrylenko tha se sipas informacioneve paraprake është raportuar një sulm me raketa në qytetin e Druzhkivka, shkruan The Guardian.

Ai tha se një spital, Pallati i Kulturës, ndërtesa banimi dhe një kënd lojrash janë dëmtuar. Ata janë në pritje të informacioneve për viktimat.

Rusët bombarduan gjithashtu një stacion hekurudhor në Chasovoy Yar , tha guvernatori, ku mbetën të plagosur disa persona. Gjatë natës, forcat ruse kanë sulmuar qytetin e Hirnyk, duke ndërprerë linjat e energjisë, duke plagosur dy civilë dhe duke dëmtuar ndërtesat e banimit dhe infrastrukturën.

Pjesë të Svitlodarit janë gjithashtu nën zjarr.

“E vetmja rrugëdalje e saktë është evakuimi!” tha Kyrylenko në një postim në Telegram.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *