• |
ide | kryesore

Ten Hag fikson rregullat “e hekurta” te United, Scholes e paralajmëron: “Nuk do kisha rezistuar”

-Instant, Sport



Dhoma e zhveshjes së Manchester United ka qenë një saloon i vërtetë nga ato të Perëndimit të Largët dhe nuk është rastësi që drejtuesit zgjodhën një … sherif për të qetësuar shpirtrat e nxehtë. Ten Hag diktoi menjëherë rregullat e tij dhe siç raporton Daily Mirror ua ka komunikuar tashmë lojtarëve të tij. Mjaftueshëm për të tërhequr edhe kritikat e para, që vijnë nga një emblemë si Scholes.

RAPORTET – Ten Hag vendosi pikat mbi ‘i’. Marrëveshje të qarta me shpresën e një miqësie të gjatë. E vështirë. Nga viti 2013 e në vazhdim asnjë trajner nuk ka arritur të shmangë fërkimet me grupin. As Mourinho, i cili është karakterizuar gjithmonë se ka një dhomë zhveshjeje gati për t’u hedhur në zjarr për të, as Solskjaer, i cili nuk mjaftoi me njohjen e thellë të mjedisit. Përvoja e Rangnick duhet të arkivohet me etiketën “gabim”.

KODI – Ish-trajneri i Ajax dëshiron të zhvillojë një lidhje të fortë me lojtarët e United, duke menduar se besimi dhe respekti i ndërsjellë janë një nga faktorët kryesorë pas çdo ekipi të suksesshëm. Prandaj, para së gjithash, vëmendje formës fizike, thelbësore për një kampionat intensiv si Premier League dhe një lojë impenjuese si ajo e trajnerit holandez. Në Angli janë të sigurt se Ten Hag dëshiron që kuzhinierët e United të përgatisin ushqimin për lojtarët e United dhe gjithashtu ka rishikuar menunë me fokus peshkun dhe perimet. Çdo lojtar i United ka një program dietik të personalizuar, i cili do të kontrollohet çdo muaj përmes indeksit të masës trupore. I ndaluar konsumi i alkoolit dhe një vonesë e vetme në stërvitje ose në mbledhjet e ekipit do të jetë mjaftueshëm për të mos u grumbulluar për ndeshje. Në fund, e më e rëndësishmja, është e ndaluar që lojtarët të ankohen te menaxherët. Kushdo që dëshiron të diskutojë metodat dhe zgjedhjet e Ten Hag do të duhet ta bëjë këtë me vetë trajnerin.

SCHOLES – I menjëhershëm reagimi i Paul Scholes, me një postim që nuk lë shumë vend për interpretim. Mesfushori, që me United ka fituar dy Champions, tre FA Cup dhe 11 Premier League ka komentuar kështu situatën. “Nuk jam i sigurt se mund të kisha rezistuar pa kuzhinierin tim personal dhe pa qenë në gjendje të ankohesha te menaxheri im”. Pak, por të rëndësishme fjalët e tij që kanë aromën e paralajmërimit. Rruga Ten Hag është që tashmë e përpjetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *