• |
ide | kryesore

U transferua te “armiqtë”, tani duhet të paguajë 30 milionë euro: Sporting Lisbona hedh në gjyq Joao Mario

-Instant, Sport



Sporting Lisbona padit Joao Mario. Çështja është paraqitur në orët e fundit në Gjykatën e Punës në Lisbonë. Klubi i kërkon lojtarit një dëmshpërblim prej 30 milionë eurosh. Një vit më parë, Sporting e bëri të qartë se do të mbronte interesat e tyre në gjykatë, pasi mesfushori u largua përgjithmonë nga Interi dhe u transferua te Benfica.

Në korrik 2021, klubi luzitan akuzoi zikaltrit se kishin anashkaluar një klauzolë në kontratë për t’i shitur lojtarin rivalëve të tyre historikë. Klubi portugez, në një deklaratë zyrtare, ka shpjeguar se Interi dhe lojtari ishin zotuar të bënin një pagesë shtesë prej 30 milionë euro, nëse lojtari do të ishte teserohej nga klube të tjera portugeze.

Një marrëveshje e nënshkruar pesë vjet më parë: “Në vitin 2016, në kohën e transferimit të Joao Marios nga Sporting te Inter, klubi italian dhe lojtari morën përsipër, ndër të tjera, të bënin një pagesë shtesë prej 30 milionë euro, nëse dhe kur lojtari të regjistrohej nga klube të tjera portugeze, përfshirë Benfikën. Siç dihet edhe publikisht, palët ranë dakord dje për të mbyllur, me marrëveshje të përbashkët, kontratën e punës që i bashkonte, në mënyrë që lojtari të bashkohej me Benfikën. Kjo pasi vetë Interi kishte refuzuar një ofertë nga Sporting për lojtarin në fjalë”.

Klubi milanez nuk qendroi në heshtje dhe publikisht iu përgjigj Sportingut: “Ne jemi njohur për atë që ka afirmuar Sporting Lisbonë në organet e shtypit. Këto janë deklarata të papranueshme, shumë serioze dhe mbi të gjitha të pabaza. Shoqëria do të mbrojë imazhin dhe reputacionin e saj në vendet e duhura”.

Tani, sipas informacioneve të publikuara në portalin Citius, klubi kërkon një dëmshpërblim maksimal prej 30 milionë eurosh nga Joao Mario. 29-vjeçari aktualisht është ende duke luajtur për Benfica në Primeira Liga.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *