• |
ide | kryesore

Video/ Dygolëshi i parë i Lukakut me fanellën e Inter: “Rinisim nga aty ku e kishim lënë”

-Instant, Sport, Video



Romelu Lukaku fillon të ngrohë motorët për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi belg nisi stërvitjen me Interin dhe shënoi menjëherë një dygolësh në ndeshjen e parë të kontrollit në fushë të reduktuar: goli i parë erdhi me një goditje me të majtën në shtyllën e parë pas një shkëmbimi interesant me Lautaron, ndërsa i dyti me penallti, duke zhvendosur portierin me qetësi. “Rinisim nga aty ku e kishim lënë”, ishte mesazhi i klubit zikaltër, i cili pasi ka përqafuar sulmuesin e tij, mezi pret të shijojë golat e belgut, edhe kur ato të kenë vërtet rëndësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *