• |
ide | kryesore

Amanda Bynes ndërpret fejesën me Paul Michael

-Instant, Paparazzi, Slider



Amanda Bynes dhe Paul Michael kanë ndërprerë fejesën e tyre, sipas një raporti të ri. Megjithatë, dyshja mbeten në një lidhje.

“Ata janë ende bashkë si çift, por kanë bërë një pauzë në planifikimin e fejesës dhe martesës së tyre”, tha një burim për Entertainment Tonight duke shtuar se dyshja e ndërprenë atë “diku në vitin 2021”.

“Ata kanë kaluar ulje-ngritje, së bashku dhee kuptuan se mund të kishin nxituar, por ata e duan njëri-tjetrin”.

Çifti janë gjithashtu të përqendruar në rritjen e tyre personale ndërsa vazhdojnë marrëdhënien.

“Amanda duket e mrekullueshme dhe ka kaluar shumë përvoja të vështira dhe domethënëse . Ajo është esëll dhe është mirë se kurrë,” vazhdoi burimi. “Paul është në shkollën juridike pasi ka punuar në kujdesin shëndetësor për 10 vjet dhe ka ecur mirë.”

Aktorja e “Easy A” njoftoi fejesën e saj me Michael në Ditën e Shën Valentinit 2020./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *