• |
ide | kryesore

Beyonce thyen rekord në Billboard me këngën e re

-Instant, Paparazzi, Slider



Beyonce ka bërë histori me këngën e saj të fundit “Break my Soul”.

Kënga e parë që u publikua nga albumi i ardhshëm i shtatë në studio i Beyoncé, Renaissance, u ngjit nga numri 15 në numrin 7 në listat e Hot 100 Billboard këtë javë, tre javë pas debutimit të saj.

Kjo e bën Beyoncé, 40 vjeç, gruaja e parë që ka arritur të paktën 20 rekordet më të mira si artiste solo, dhe artistja e tretë e të gjitha kohërave që ka të paktën 10 hitet më të mira si anëtare e një grupi, raporton Billboard. Michael Jackson dhe Paul McCartney janë dy artistët e tjerë të vetëm që e kanë arritur këtë sukses.

Para “Break my Soul”, hiti më i fundit i Beyonce-s në top 10 ishte një remix i këngës “Savage” të Megan The Stallion, e cila fitoi një Grammy për këngën më të mirë rap.

Në qershor, Columbia Records njoftoi se albumi i shtatë në studio do të publikohej më 29 korrik.

“Krijimi i këtij albumi më lejoi një vend për të ëndërruar dhe për të gjetur arratisje gjatë një kohe të frikshme për botën. Më lejoi të ndihesha e lirë dhe aventuriere në një kohë kur asgjë tjetër po lëvizte,” shkroi këngëtarja fitunë Instagram së bashku me kopertinën e albumit./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *