• |
ide | kryesore

Kirsten Dunst martohet me aktorin e njohur

-Instant, Paparazzi, Slider



Kirsten Dunst është martuar me partnerin e saj Jesse Plemons, pas gjashtë vitesh së bashku.

Një burimka treguar për Page Six se dyshja thanë “Pranoj”, fundjavën e kaluar në Xhamajka në resortin luksoz GoldenEye në Ocho Rios.

Një përfaqësues i Dunst deklaroi, “Sapo mund të konfirmoj se ata u martuan. Nuk do të jepen detaje të tjera.”

Dyshja u takuan për herë të parë në xhirimet e serialit FX “Fargo” në vitin 2015, në të cilin ata luanin një çift të martuar.Por aktorët nuk filluan të takoheshin deri në vitin 2016, pasi Dunst ishte ndarë nga i dashuri i saj në atë kohë, Garrett Hedlund. Ata mirëpritën djalin Ennis në pranverën e vitit 2018 dhe djalin James Robert vitin e kaluar.

Plemons kujtoi takimin e parë me Dunst në ceremoninë e saj në Hollywood Walk of Fame në gusht 2019, duke thënë: “Menjëherë, pa u shkëmbyer shumë fjalë,  pashë në sytë e saj dhe pashë qenien njerëzore të bukur, të ëmbël dhe bujare që ajo është. ”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *