• |
ide | kryesore

Makina përplas 12-vjeçarin që lëvizte me biçikletë në Korçë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Korçë. Policia bën me dije se rreth orës 17:10 në aksin rrugor Voskop-Korçë, në afërsi të lapidarit të fshatit Voskop, K. G., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një 12-vjeçar.

I mituri po lëvizte me biçikletë në momentin që është përplasur, ndërsa aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës.

Sakaq, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e Korçës dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 10.07.2022, rreth orës 17:10, jemi njoftuar se në aksin rrugor Voskop-Korçë, në afërsi të lapidarit të fshatit Voskop, shtetasi K. G., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një të mitur 12-vjeçar, që po lëvizte në rrugë me biçikletë, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *