• |
ide | kryesore

Po tentonin ta pastronin, bien në pus dy burra në Mallakastër

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy burra kanë rënë në një pus në një fshat të Mallakastrës ndërsa tentonin ta pastronin. Bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur rreth orës 11:40, në fshatin Lofkënd.

B.B., 33 vjeç dhe B. V., 38 vjeç u nxorën nga pusi nga shërbimet e Policisë dhe forcat e zjarrfikëse, me shenja jete. Ata tashmë janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *