• |
ide | kryesore

Suedia dhe Finlanda në NATO, Meta firmos protokollin e anëtarësimit

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka firmosur këtë të diel protokollin për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Në dekretin e tij, Kreu i Shtetit Shqiptar thekson se “anëtarësimi i këtyre vendeve mike patjetër që është një zhvillim historik dhe ndryshim i madh strategjik, që mbështetet në çdo hap nga Shqipëria”.

Njoftimi i plotë:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjet si vijon:

 

– Ligj nr. 56/2022 “Për ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Republikës së Finlandës”;

dhe

– Ligj nr. 57/2022 “Për ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Mbretërisë së Suedisë”.

Republika e Shqipërisë ka ndjekur me përparësi procedurat e brendshme ligjore lidhur me anëtarësimin e Republikës së Finalndës dhe të Mbretërisë së Suedisë në NATO.

Anëtarësimi i këtyre vendeve mike patjetër që është një zhvillim historik dhe ndryshim i madh strategjik, që mbështetet në çdo hap nga Shqipëria.

Jemi të bindur se anëtarësia e tyre do të ndikojë në forcimin e kontributit të përbashkët në këtë aleancë.

Së bashku qëndrojmë më të fortë!



1 Comment

  1. Nuk e ka lideri global kete kopetence?????!!!!!! Ne ndryshimet e reja per kopetencat e presidentit ti leme vetem celesat e kulles se barit dhe shume e ka. Biem rehat besoj. Per kenaqesine e kurvave mavi te marre dhe koptencen e ajrit,ujit,diellit,vetem te mbyllin halen pastaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *