• |
ide | kryesore

Abazoviç përkujton me tone të buta masakrën e Srebrenicës, zemërim në Bosnje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka shkaktuar zemërim në Bosnje-Herzegovinë me fjalimin që mbajti sot për të përkujtuar masakrën e Srebrenicës.

Nga Potoçai, fshati ku ndodhet memorali që përkujton viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, Abazoviç deklaroi se gjenocidi i kryer atje “nuk është kryer ndaj boshnjakëve, por ndaj njerëzve”, dhe se gjenocidin “nuk e kanë kryer ushtritë por politika”. 

Abazoviç nuk përmendi as përgjegjësit e krimeve, por ka folur, siç shkruan një media boshnjake, në mënyrë pak më “poetike” dhe si politikan “i së ardhmes”.

Sipas Abazoviçit gjencodin e ka shkaktuar politika e vdekjes, mashtrimit, pa përmendur fajtorët që dihen me emër dhe mbiemër.

“Gjenocidi nuk është kryer ndaj boshnjakëve por ndaj njerëzve, nuk e kanë kryer ushtritë por politika. Politikat e së keqes, politikat e vdekjes dhe politikat e mashtrimeve. Për këtë arsye duhet t’i ndryshojmë gjërat, që kur të dalim prej këtu ta shohim njëri tjetrin në sy dhe të kuptojmë se ka shumë gjëra që mund t’i përmirësojmë.” – u shpreh Abazoviç.

Tribunali Ndërkombëtar për Krimet në Ish-Jugosllavi ka konkluduar se vrasjet në Srebrenicë dhe dëbimet masive të civilëve boshnjakë kanë përbëjnë gjenocid. Edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka gjykuar se në Srebrenicë ka pasur gjenocid, duke mos e bërë përgjegjëse Serbinë për kryerje të gjenocidit, por ka shpallur se Serbia e ka shkelur Konventën e Gjenocidit, duke mos e parandaluar atë.

Një media boshnjake, “Istraga.ba” e ka quajtur skandaloz fjalimin e kryeministrit malazez ndërsa një delegacion nga Vojvodina u largua nga ceremonia përkujtimore.

Lideri Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, që njihet se politikan liberal dhe kundërshtar i politikës hegjemosnite të Serbisë ka thënë se është larguar kur ka folur Abazoviç.

“I tërë delegacioni ynë e ka lëshuar sallën kur ky mjeran doli në foltore. Jam i tmerruar që është lejuar ta përdhos këtë tubim me politikësira”. 

Masakra e Srebrenicës botërisht njihet si gjenocid, si të tillë e ka njohur edhe Republika e Kosovës me rezolutë në Paralment e së fundmi edhe Shqipëria. Për gjenocidin në Srebrencicë janë dënuar me burg të përjetshëm Ratko Mladic dhe Radovan Karadzic, dy zbatuesit më famëkeq të saj, të cilët për një kohë të gjatë ishin strehuar në Serbi. Ndërkohë, Beogradi ende nuk pranon se në në Srebrencië është kryer gjenocid.

Ky fjalim i Dritan Abazoviç me tone të zbutura ndaj autorëve të masakrës më të madhe në Europë pas luftë së dyte botërore, vjen pak ditë pasi ai nënshkroi një marrëveshje të kontestuar prej vitesh mes shtetit malazez dhe Kishës Serbe. Për këtë marrëveshje Abazoviç është cilësuar edhe si “tradhëtar”.

Lexo më tej: Nënshkrimi/ Shqiptari Abazoviç në anën e Beogradit për privilegjet e Kishës Serbe 

Si një politikan malazez me orgjinë shqiptare, Abazoviç nuk ka shfaqur ndonjë ndikim nga origjina shqiptare dhe ka qenë që prej marrjes së detyrës mbështetës i “Ballkanit të Hapur”, duke anashkaluar kështu paralajmërimet e Milo Gjykanoviçit për influencën serbe që do sillte ky projekt, votat e të cilit e mbështesin qeverinë e Abazoviç.

Pas nënshkrimit të sëfundëm për privilegjet e Kishës Serbe dhe fjalimit të sotëm ku thoshte se masakrat nuk i kryenë ushtritë por politikat e këqija, akuzat si politikan që i druhet marrëdhënieve me Beogradin, Abazoviç mund të duhet t’i përballojë me një intensitet më të lartë. ©Lapsi.al 



4 Comments

  1. E la fain sistemi
    Po.te gjithe mendje ndritur keta liderët shqiptarë
    E dhiu rama me ballkanin.e hapur
    Po ngeli kyti shkoje prapa me broçkulla
    E ka fajin mbaresa e mbiemrit.

  2. Ky cunak,karagjoz e pordhaxhi,por ne fakt,nje kastravec,si ka lane gje mangut,Rames.Por dy karagjoza,behen me te rrezikshem per shqiptaret.kaq mendjelehte,qenkemi edhe ne qe i leme ne keto poste kyce???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *