• |
ide | kryesore

Aksident i frikshëm në Tiranë-Durrës, makina ngec mes dy kamionëve (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i frikshëm, por fatmirësisht pa pasoja jete, sapo ka ndodhur në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë.

Persona nga vendngjarja raportojnë se manovrimi i gabuar në krah të kundërt ka bërë që mjeti i vogël të mbetet i ngecur mes 2 kamionëve të mëdhenj, shoferët e të cilëve kanë bërë përpjekje për ta shmangur rrezikun e jetës së pasagjerëve në mjetin e vogël me ngjyrë të bardhë.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj sjell pamjet ku shihet si është bllokuar makina mes dy kamionëve. Ndërkohë pritet mbërritja e grupit të policisë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e këtij aksidenti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *