• |
ide | kryesore

Berisha zbulon planin e shtatorit dhe paralajmëron Ramën: “Provoje…!”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zbuluar se në shtator opozita do të nisë një valë të re protestash deri në rrëzimin e qeverisë.

“Kur të fillojnë protestat do të jenë non stop. Ndryshe ne do të shuhemi. Nuk do të ketë të ndalur deri në rrëzimin e qeverisë. Në shtator do të fillojmë protestën për vjedhjen e tmerrshme që po u bëhet qytetarëve. Kjo është një Sri Lanka e dytë” – tha Berisha që solli si shembull Maqedoninë e Veriut ku sipas tij protestat çuan në rrëzimin e qeverisë.

I pyetur në emisionin “Open” ai tha se protesta e 7 korrikut ishte më e madhe nga sa e priste.

“S’kishte të bënte në mënyrë absolute me askënd tjetër, përveçse Edi Ramën. mendoj se si protestë ishte pa dyshim jashtë parashikimeve të mia, sepse koha në të cilën e thirra, në kushtet më të vështira që kam thirr ndonjëherë protestë, por koha kushtet duhet t’i pranojë nuk duhet t’i shmangë.

Edhe po të vinte gjysma e tyre unë do t’i përulesha me nderim më të madh. Aty erdhën ndoshta në protestën më të madhe në 30 vite. Unë dy mbaj mend më të mëdha. Mbaj mend të dytën “Nano ik” dhe këtë.

Kësaj here edhe sot më kanë ardhur njerëz në zyrë dhe më kanë thënë ne ishim te bashkia. Dhe i thash a dëgjonit. Më tha po, akustika ishte shumë e mirë. Kjo tejkaloi çdo lloj parashikimi dhe kishte një specifik tjetër shumë pozitive, pra dominohej nga të rinjtë.

Së dyti s’mund të kishte asnjë qëllim tjetër përveç Edi Ramës dhe unë në gjithë karrierën politike e shpall kundërshtarin për herë të parë në jetën time armik” – tha Berisha.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi hapur kryeministrin Edi Rama, lidhur me vjedhjen e votave.

“Me bindjen më të thellë, Ramën e kam armik, për dy arsye, por njëra është më kryesorja, vota. Ky njeri ka ardhur në pushtet pa i vënë kush asnjë stërkëmb. Ka fituar një palë zgjedhje, që të vëzhguara, është thënë se kryeministri ka zbatuar vendimin e tij.

Ka një vendim, i cili përjashton shtetin nga partia në zgjedhje. Unë jam marrë gjithë jetën me këtë punë dhe ju them se nuk ka kriter më themelor se ky për zgjedhje të ndershme, sepse nëse kryeministri nuk do të dorëzojë pushtetin, mobilizon gjithë shtetin dhe një parti që nuk ka as 1/5 e këtyre potencialeve e ka të pamundur të fitojë.

Edi Rama e faktoi këtë, por Glover është ajo që deklaroi në zgjedhjet lokale u përdor gjerësisht shteti në zgjedhje, e përdori edhe më shumë në zgjedhjet e fundit, ku përdori patronazhistët, gjakun, krimin në Elbasan, etj. Nuk ja fal kategorikisht zgjedhjet Ramës. Nëse tregon një marrëveshje që ka respektuar Edi Rama, më thuaj.

Marrëveshjet kur bëhen mes opozitës dhe pushtetit, barra i bie pushtetit t’i zbatojë, dhe unë ja kam zbatuar marrëveshjen atij me rigorozitetin më të madh. Armik do të thotë ai që të shkelmon votën, që nuk të lejon të votosh. Në mënyrë absolute ai s’do mund të prekë më votën e shqiptarëve. Ta prekë, ta provojë. Le ta provojë. Kaq i them: Provoje!”, – tha Berisha.



7 Comments

  1. Ky enderro me sy hap loqja. Qe i gjati duhet te iki sdiskutohet po pse duhet te zevendesojme nje hajdut me nje malok mashtrus?

  2. Eheee sale. Eheee.
    Ramen deri ne 2029 e kemi te sigurt. Ti vazhdo e bej si femij 10 vjec. PROVOJE… HAHAHAH.
    Idioti kujton se ka shumicen.
    E ben shantazhe kalamaqsh, sikur eshte ne vitet 90 akoma.
    Carin me dhemb do hash.

  3. Ramen e paske armik , po mos harro qe ata qe votojne Ramen jane me shume se ata qe mblodhe ti ne shesh , disa dhjetra here me shume , po ata armiq i ke ???????
    Per gjuhen qe ti perdor nuk ke per te fituar kurre derisa te mbyllesh syte e te shpetoje ky vend njehere e mire.

    1. Per inat te sime vjerre,shkoj e fle me mullixhine.
      Ju duket se jeni shume,sa me shume te jeni ju qe votoni krimin ,zhvatjen dhe korrupsionin,aq me shume ia ulni vlerat kesaj shoqerie,kur ta kuptoni kete,do jete vertet vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *