• |
ide | kryesore

Dëshmia e Nuredin Dumanit/ Ervin Karamuço: Hetimet mund të dështojnë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar se ka dyshime se çështja Dumani mund të dështojë.


Ai tha se hetimet që janë kryer fillimisht nuk kanë qenë të plota ndërsa shtoi në ABC se elementët e tjerë që nga korrupsioni apo paaftësia mund të çojnë në dështim.


Sipas tij tashmë po ndodh një përplasje e madhe mes të penduarve dhe heshtja që ka pasuar dëshmitë e bujshme nuk është më premtuese.

“Hetimet që janë kryer fillimisht nuk kanë qenë të plota. Kur fillon hetimet pasi e ke arrestuar, hapësira, korrupsioni, paaftësia të gjitha këto çojnë që ne kemi dështim. Unë kam frikë se mund të na dështojë edhe kjo çështja Dumani. Aty diçka po ndodh. Një përplasje shumë e madhe po ndodh mes të penduarve. Kjo heshtje nuk është premtuese. Unë prisja arrestime të tjera. Janë thënë shumë informacione, por për shkak se të tjerët nuk e pranojnë, kanë çuar në një dyshim të institucioneve nëse janë të vërteta po jo. Ky ngadalësim nuk është premtues. Kjo i jep kohë grupeve kriminale dhe mund të japë shumë më tepër”, u shpreh eksperti Karamuço.



1 Comment

  1. Profesor,pa tjeter qe keshtu do te ndodhte,kur gazetaret e ashtuquajtur investigative,flasin (me sakte grine sallate neper TV te ndryshme,sikur jane ne gare me njeri tjetrin,se kush din dhe flet me shume),si llafazane,si Klodiana e Hoxha,perpara se te flasin drejtesia,me hetuesin e saj,duke shkaterruar edhe ate pak pune,qe marrin guximin t’a bejne hetuesit.Dhe ketu,profesor,mos e ngaterro korrupsionin,me paaftesine.Te pa aftet,edhe mund t’i largojme (po kush do ta beje kete?),ndersa korrupsionit,i marrim te keqen,sepe i gjithe shteti,me pushtetin e vet qendror dhe lokal,jane ndertuar mb i KORRUPSION,duke i perforcuar bazamentin jo vetem nga lart,por sidomos nga poshte,duke filluar qe nga te punesuarit,mbi kuotat qe jane bere keto vite,ne administraten shteterore,patronazvistet,bashke me militantet e semure,qe s’i punon truri,por vetem lepihen e perdridhen,mbas qeverise…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *