• |
ide | kryesore

Di Maria zbulon cfarë e bëri të ndryshojë mendje: “Doja të kthehesha në Argjentinë, por dëgjova Dybalan e Buffon”

-Instant, F1, Sport



Një tjetër ditë e ngarkuar në korridoret e selisë së Juventusit: për të zbukuruar fillimin e javës bardhezi nuk shërbeu vetëm zyrtarizimi i Pogba-bis, por edhe konferenca për shtyp e prezantimit të Angel Di Marias. El Fideo, i liruar me parametër zero nga PSG, ka nënshkruar një kontratë një vjecare me vlerë 5.5 milionë plus 1.5 nga bonuset e mundshme. “Në Itali vjen Di Maria i zakonshëm. Energjik, që dëshiron të fitojë me çdo kusht. Ai që nuk i pëlqen të humbasë. Kam folur me Buffon ditën e nënshkrimit, i di cilësitë e Pogba”, tha argjentinasi.

“Ideja ime ishte të kthehesha në Argjentinë, por në futboll gjithcka ndryshon me shpejtësi” – shpjegoi argjentinasi, që ka zbuluar edhe se një prej njerëzve që e bëri të ndryshojë mendje ishte Dybala -. Kam folur mbi të gjithë me Paulo Dybala. Më tha se bëhet fjalë për një skuadër të rëndësishme por që është në të njëjtën kohë një familje. E në fakt është kështu. Më kanë trajtuar shumë mirë. Shumë shokë donin që të vija”.

Ngacmimit se zgjodhi Juventus për Botërorin, Di Maria i është përgjigjur ftohtë: “Mendjen e kam vetëm te Juve. Erdha këtu për të fituar sa më shumë tituj të mundem, pastaj kur të flitet për kombëtaren, do ta mendoj në atë moment”. Megjithatë, kjo dëshirë për Juventus nuk e zbilancon argjentinasin për të ardhmen: “Një tjetër vit në bardhezi? Nuk e di, në futboll gjithcka ndryshon shpejt. Për momentin mendoj vetëm për këtë vit”.

Di Maria zbuloi edhe interesimin e fortë të bardhezinjve, që e bëri të mos thoshte jo: “Një skuadre kaq të rëndësishme si Juve, që të qendron pas për 40 ditë, është vështirë ti thuash jo. Pritën të mbaroja kontratën e unë kisha shumë dëshirë të vija. Vonova të përgjigjesha për cështje familjare, ishte Kombëtarja, pastaj pushimet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *